Zbulohet telegrami i Haki Çakos për drejtuesit e Policisë

Postuar: 19/06/2017 - 07:45

Kur kanë mbetur  edhe një javë nga mbyllja e fushtës zgjedhore, dhe kur incidentet eletorale kanë ardhur në rritje Drejtori i Përgjidhshëm e Policisë së Shteti Haki Çako i ka dërguar një telegram udhëzues drejtuesve vendorë të policisë.

Ky telegram është dërguar dje paradite dhe kërkohet angazhim maksimal të të gjitha strukturave.

Telegrami udhëzues i Çakos:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako gjatë paradites së sotme iu ka nisur një telegram me udhëzime drejtuesve qendrorë e vendorë të Policisë.

Drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në vlerësim të ngarkesës aktuale dhe në zbatim të detyrave për prioritetin e rëndësishëm ligjor të menaxhimit të procesit zgjedhor; në kushtet e përballimit të ditëve të fundit të fushatës zgjedhore ku intensiteti i aktiviteteve dhe i incidenteve me motive politike duket në rritje, Ju udhëzoj:

– për angazhim maksimal dhe profesional të të gjitha strukturave policore në bazë e zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative;

– të kryeni vlerësim të menjëhershëm, objektiv, intensiv dhe profesional të ngjarjeve, situatave dhe pretendimeve, kallëzimeve të subjekteve politike ose individëve në kuadrin politik;

– në të gjitha rastet të njoftohen Prokurorët e rretheve gjyqësore, të kryhen veprime konform ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodin e Procedures Penale;

– të ruhet gjakftohtësia në komunikim dhe etika policore;

– të përcillet informacion objektiv dhe real për çdo veprim policor dhe situatë në qendrën e koordinimit të procesit zgjedhor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtues Madhor Haki Çako

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Zbardhen të tjera detaje lidhur me përplasjen mes Tiranës dhe Ankarasë për lirimin e një shtetasi turk të konsideruar si terrorist

Një tjetër deklaratë e fortë u bë nga gazetari Artan Hoxha sonte në studion e emisionit “Studio e Hapur” në “News 24”, i cili tha se nëse

   Ish-komisari i policisë Dritan Zagani ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, pas lajmit të arrestimit në Itali të Moisi Habilaj

   Zbulohen strukturat e reja të ministrive që ka krijuar Edi Rama për kabinetin e tij të dytë qeverisës. 

Me mijëra shqiptarë që mësyjnë shtet europianë për të kërkuar azil ekonomik, mësyjnë nga porti i Durrësit drejt Europës, por me dokumenta

2500 studentë janë ulur për herë të parë në auditore, ndërsa deri në mbyllje të rregjistrimeve në 24 tetor janë edhe 400 kuota të lira.

Një aksident ku është përfshirë një automjet i policisë sapo është regjistruar në qytetin e Durrësit.

Vazhdon gjyqi ndaj Denis Shtrazës, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

16 tetori është një datë që nuk mund të harrohet kollaj nga asnjë shqiptar, ndonëse personi që na kujton kjo ditë nuk jeton prej 32 vites

Drejtoria e Policisë së Fierit ka reaguar pas denoncimit të Bashës për fshehje të një pengmarrjeje pak ditë më parë.