Zëdhënësja e KE-së komenton votimin e Holandës për Shqipërinë

13/06/2019 - 17:29

Një ditë pas votimit në Parlamentin e Holandës, i cili u shpreh kundër hapjes së negociatave me vendin tonë, Komisioni Europian vijon t’i qëndrojë me bindje rekomandimit për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë. Zëdhënsja e KE-së, Maja Kocijancic, është shprehur se qëndrimi i Presidentit Juncker, ishte i prerë edhe për rastin e Shqipërisë, dhe se kjo u tha qartë në konferencën me Kryeministrin Edi Rama: “Raporti tregon se të dyja, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë treguar një vendosmëri të fortë për të avancuar në rrugën drejt BE-së. Ata kanë arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme. 

Bazuar në këtë, Komisioni ka rekomanduar që Këshilli të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe tani i takon pikërisht Këshillit që të përcaktojë hapat e mëtejshëm. Do doja t’ju kujtoja gjitahshtu se cfarë tha Presidenti Junker kur takoi KM e Shqipërisë, pak ditë më parë, kur ishte ekstremisht i qartë se cfarë ai dhe Komisioni mendojnë.”

Kocijancic nuk ka komentuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë qëndrimin e Holandës. Gjithsesi, ajo theksoi se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas saj, ky është një vendosmëri që është shprehur nga të gjithë vendet e rajonit dhe në këtë aspekt duhet rezultate më pozitive.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa Rusia ka lajmëruar se do të bëhet vendi i parë në botë që nxjerr vaksinën kundër koronavirusit, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënde

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së sotme parashikohet të jetë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vr

Pas gjashtë viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme, një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndër

Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e së premtes në vendin tonë.

Një nënë e re në moshë ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek materniteti “Koco Gliozheni” në Tiranë. Mësohet se nëna ka qenë e infektuar me

Me dhjetëra makina RETRO kanë zbarkuar pasditen e sotme në Durrës, në një paradë të veçantë, që mblodhi mjaft kureshtarë në sheshin qendr

Ministria e Jashtme përmes një njoftimi për median njofton se nga kontakti me palën greke në pikën kufitare të Kakavijës është shtuar num

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.