Zëdhënësja e NATO-s: Aleanca e shokuar për vdekjen e ushtarakëve shqiptarë

17/05/2019 - 16:59

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka folur për "News 24" për të hedhur më shumë dritë se çfarë ndodhi në bazën ushtarake "Camp Adazi" në Letoni ku dy ushtarakë shqiptarë humbën jetën tragjikisht.

"Jemi të shokuar në selinë qendrore për vdekjet tragjike. Jemi trishtuar thellësisht pasi mësuam për humbjen e jetëve të dy ushtarakëve shqiptarë, nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët ishin pjesë e grup-batalionit kanadez  të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.

Ata po kryenin një shërbim të rëndësishëm që kishte të bënte me asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse. Ne mbajmë zi për ta dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të tyre por edhe gjithë kombit shqiptar për humbjen tragjike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Aleatët ua përcollën ngushëllimet e tyre Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut për këtë humbje të tmerrshme.

Burrat dhe gratë nën uniformë me mision e Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s përfaqësojnë shpirtin unik të solidaritetit tone Euro-Atlantik dhe të sigurisë kolektive.

Ata vijnë nga vende të ndryshme por ata punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët: të mbrojnë sigurinë e kombit tonë dhe të qytetarëve tanë, nën principin udhëheqës të mbrojtjes sonë kolektive “Një për të gjithë, të gjithë për një”

Ne qëndrojmë plotësisht të përkushtuar për të  përmbushur  misionin tonë, ne do vijojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e personelit tonë në misione dhe të ndalojmë që të tilla aksidente të ndodhin përsëri në të ardhmen.

NATO e vlerëson thellësisht kontributin e Shqipërisë për sigurinë euro-atlantike, përfshirë pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet tona. Ne kurrë nuk do ti harrojmë ata që bënë sakrificën më sublime. Mendimet tona janë me familjarët dhe të dashurit në këtë kohë të vështirë", thotë ajo. /BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Krimet e Rënda kanë shtyrë për në datën 28 tetor seancën e radhës për dosjen “Toyota Yaris”.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka publikuar me anë të një videoje, emrat e zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve të sh

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Teksa qeveria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh për projekte të Partneritetit Publik privat (PPP), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka

Ministri i Drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel dhe ka fol

Më në fund, do të asgjësohet fusha e plehrave në ish-kënetën e Durrësit, vjen kështu lajmi i mirë për banorët e qytetit nr.

Parlamenti Evropian pritet që në 24 tetor të votojë një rezolutë  për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, flet për herë të parë për aksidentin e djeshëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku makina me të c

Mbrëmjen e së shtunës vëllai i deputetes së Partië Socialiste, Blerina Gjylameti, Elton Macolli humbi jetën në një aksident automolistik

Ky është momenti i përplasjes fatale të makinës së 37-vjeçarit Elton Macolli, vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti, me një kam