Zëri i Amerikës: Durrësi, qyteti i ndërtimeve pas Tiranës në Shqipëri

05/12/2019 - 23:02

Qarku i Durrësit është qarku i tretë më i madh në Shqipëri pas Tiranës dhe Fierit ku jeton 10,1 % e popullsisë. Por ky Qark është rajoni i dytë në Shqipëri, pas Tiranës, me numrin më të madh të lejeve të reja të ndërtimit dhe rrjedhimisht sipërfaqeve dhe vlerës së investimeve në ndërtim, për katër vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave numri i lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja në Durrës për nëntë muajt e vitit 2019 ishte rreth 130 leje ndërtimi me një sipërfaqe rreth 160 mijë metër katrorë. Edhe për periudhën 2016-2018, Durrësi renditet si qark pas Tiranës, për sa i përket lejeve të miratuara për ndërtesa të reja dhe sipërfaqeve ndërtimore. Durrësi ka për këtë periudhë trevjeçare rreth 11,1 % të lejeve të ndërtimit të miratuara në shkallë vendi, ndërsa qarku i Tiranës rreth 62,1 %. Këto ishin edhe dy qarqet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare gjatë harkut kohor 2016 - 2018 janë miratuar 2.468 leje ndërtimi në Shqipëri nga të cilat rreth 310 ishin në Qarkun e Durrësit. Të dhënat për këtë periudhë tregojnë se rreth 54 % e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja ishin përqëndruar në tre qarqe kryesore: Tiranë, Durrës dhe Fier me përkatësisht 29,4 %, 12,6 % dhe 12,2 %. Sipas shifrave zyrtare kërkesa për leje ndërtimi për banim dominon në krahasim me kërkesat për ndërtesa të tjera si: hotele, zyra, industriale, tregtare apo të tjera. Gjatë viteve 2016 - 2018, lejet e ndërtimit të miratuara për banim zënë 64,4 % të numrit të përgjithshëm të lejeve, ndërsa lejet e ndërtimit për ndërtesa të tjera zënë 36,6 % .

Durrësi, profili i ndërtimeve në 50 vitet e fundit

Një studim strategjik i Bashkisë së Durësit përgatitur në vitin 2016 vlerëson se një pjesë e qytetit është ndërtuar me blloqe apartamentesh 4-5 kate në periudhen para viteve nëntëdhjetë (kryesisht në vitet 1970) ku banon rreth 40% e popullsisë . Para viteve nënëtdhjetë, vlerëson studimi, në këto apartamente banonte rreth 80% e popullsisë. Këto ndërtesa janë të kualitetit të mesëm e të ulët, vlerëson studimi por banorët i kanë përmirësuar me kalimin e kohës, Në shtëpitë tradicionale të vecuara, në Durrës jeton rreth 13,5% e popullsisë ndërsa në Njësitë Administrative Ishëm, Katundi i Ri, Rrashbull jeton një përqindje jo shumë e madhe e popullsisë pasi pas viteve 1990 pjesa dërrmuese e popullsisë ka ndërtuar apo ka rikonstruktuar banesat tradicionale. Raporti i Bashkisë së Durrësit vlerëson se në shtëpite e ndërtuara rishtaz 1-3 kate, në Njësinë Durrës jeton rreth 45% të popullsisë, ndërsa në 5 Njësi të tjera Administrative jetojnë rreth 95% e banorëve. Bashkia vlerëson ndërkohë se në ndërtesa të reja reja shumë-katëshe ( 5 deri 8 kate) jeton në Njësinë Administarive Durrës rreth 1,5% e popullsisë . Ndërtesat e reja shumë-katëshe (8-15 kate) përdoren përkohësisht në verë me rreth 15,000 njësi në zonën e plazhit, Durrës dhe Rrashbull. Këto objekte janë të natyrës spekulative dhe të standardeve shumë të ulët të ndërtimit, vlerëson studimi. Bashkia Durrës konsiderohet në studim si qendra e tërmeteve në Shqipëri, duke qenë se qyteti shtrihet në një zonë me sizmicitet të lartë e njohur si zona pranë ultësirës së Adriatikut. Studimi vlerëson se “të dhënat sizmologjike për Bashkinë Durrës tregojnë së tërmetet e ndodhura në vite kanë qenë me intensitet të lartë dhe me rrezik për jetën e banorëve të Durrësit, gjë e cila duhet të mbahet parasysh nga autoritetet e ndërtimit, pasi mund të ketë pasoja tragjike”.

Autoritetet shperfillen rrezikun nga termeti

Megjithë dokumentin strategjik të tre viteve më parë qeveria vendore ka bërë pak për të ndjekur kriteret e ndërtimit sidomos në zonat me rrezikshmëri. Gjeologë, inxhnierë dhe urbanistë vlerësuan pas tërmetit se dëmet u shumfishuan si rrjedhojë e ndërtimeve në zona të rrezikshme, pa kriter, pa planifikim, me cilësi të dobët dhe jashtë kushteve teknike. Raportet paraprake zyrtare folën të martën se vetëm në Durrës janë evidentuar 1050 shtëpi të shembura, 3821 të dëmtuara rëndë dhe 461 pallate të dëmtuara rëndë. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i madh ka përshirë zonën pyjore në Çardhak të Devollit.

Përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri më datat 13-14 shkurt.

Në vetëm një vit ekzistencë, Century 21 EON, që operon në Durrës ka arritur rezultate impresionuese.

Urdhëri i dëbimit i nxjerrë nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, ngre dyshime të forta se atij ju mohua hapur e dre

Të tjera detaje zbulohen rreth arrestimit të 18-vjeçarit, D.M., banues në Durrës i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16 vjeç

Sot shënohen 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe ashtu si në çdo përvjetor, familjarë, të afërm të

Viti 2019 ka shënuar një rritje rekord të temperaturave në të gjithë botën.

Faruk Baybasin, i konsideruar si ‘Escobari’ turk doli sot pranë trupit gjykues në Tiranë në limite të afatit të masës së sigurisë vendosu

Çështja e Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Endri Qyqes dhe të pandehurve të tjerë vazhdon të shkaktojë diskutime.

Mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë, mbeti i vrarë në një atentat Vilson Tafçiu.