Zëri i Amerikës: Franca kërkon shtyrjen e negociatave për Shqipërinë

10/10/2019 - 22:34

Parisi propozon rishikim të procesit të Zgjerimit: Komisioni europian të paraqesë brenda pranverës së 2020 strategjinë e re. Ndërkohë të dy vendeve u kërkohet të avancojnë me reformat.

Parisi zyrtar kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.

Zëri i Amerikës ka mësuar se “propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin”.

“Në funksion të kësaj ideje Franca kërkon një qasje të rishikuar të procesit të zgjerimit. Sipas saj negociatat me vendet që duhet të anëtarësohen duhen të jenë graduale, më konkrete dhe procesi të mos jetë automatik dhe i pakthyeshëm, ose e thënë me fjalë të tjera, që në momentin kur nuk vlerësohet përparimi i duhur, procesi të mund të pezullohet”, thekson VOA.

Kjo, siç i shpjeguan Zërit të Amerikës, burime diplomatike, është në funksion të zbatimit të prekshëm të reformave, veçanërisht ato që lidhen me Shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të drejtave themelore.

Sipas propozimit të Francës, brenda pranverës së viti të ardhshëm, Komisioni europian duhet të hartojë këtë qasje apo strategji të re për procesin e zgjerimit.

Ndërsa paralelisht, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i kërkohet që në ndërkohë, të vijojnë me zbatimin e reformave, specifikimi i të cilave mbetet për t’u përcaktuar, por që mund të jenë, në rastin e Shqipërisë, përafërsisht çka përmban propozimi gjerman dhe ndonjë element shtesë për të cilën Franca ka një ndjeshmëri të veçantë. /Zëri i Amerikës

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një javë më parë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se në zona të caktuara të vendit ka tendenca për rritje të kultivimit të

DurrësLajm po publikon më poshtë listën e tretë të qytetarëve përfitues të grantit të Rikonstruksionit të banesave të dë

DurrësLajm po publikon më poshtë listën e dytë të qytetarëve përfitues të grantit të Rikonstruksionit të banesave të dëm

DurrësLajm po publikon më poshtë listën e parë të qytetarëve përfitues të grantit të Rikonstruksionit të banesave të dëm

Ka nisur më në fund puna në Porto-Romano për zhvendosjen e mbeturinave drejt landfillit të Sharrës.

Përfshihet nga flakët peshkarexha me emrin “Anxhela” në Durrës.

Qyteti i Durrësit vijon të jetë një vatër aktive me persona të infektuar nga koronavirusi, raste që kanë zinxhirin e infektimit nga fason

DurrësLajm po publikon më poshtë listën e qytetarëve përfitues të grantit të Rikonstruksionit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në nive

Regjisori dhe aktori Edmond Budina foli për gazetaren e "News24" Klodiana Lala, pas dorëzimit të kallëzimit penal në SPAK për shembjen e

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 23 persona në vendin tonë.