Zëri i Amerikës: Parlamenti miratoi paketën antishpifje, gazetarët në protestë

18/12/2019 - 20:28

Shumica socialiste miratoi sot me 82 vota pro në Kuvend paketën antishpifje. Kundër kësaj pakete votuan 13 deputetë, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Dhjetëra gazetarë, përfaqësues të organizatave të ndryshme të medias, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, apo dhe të politikës, u mblodhën sot përpara parlamentit për të protestuar kundër së ashtuquajturës “paketë antishpifje”.

Ata mbanin shalle të zinj në gojë dhe parrulla si “Mos na prek fjalën” dhe “Rama, nuk na e mbyll dot gojën”. Në një deklaratë të përbashkët, në emër të disa organizatave të medias, u kërkua që qeveria të tërheqë nga procedura parlamentare dy projektligjet e paraqitura prej saj, duke theksuar se “nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale” dhe se “një institucion administrativ si AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi”.

Gazetarët deklaruan se qeveria po ngre institucione censure dhe po mundohet të godasë fjalën e lirë. Por socialistët pohuan se po mundohen të rregullojnë tregun e mediave online dhe të shmangin lajmet e rreme.

Ndërsa parlamenti me shumicë socialiste diskutonte mbi paketën antishpifje, gazetarët jashtë protestonin duke mbajtur shalle të zinj në gojë dhe parrulla si “Mos na prek fjalën” dhe “Rama, nuk na e mbyll dot gojën”. Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, tha se “me ligjet e reja, qeveria Rama po ngre një agjenci censure, ndaj gazetarët janë shumë të shqetësuar”.

Nga ana e tij, në fjalën e mbajtur në parlament Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë çdo pretendim se ndryshimet ligjore synojnë të cënojnë lirinë e fjalës.

“Kjo është çështje e kufizimit të lirisë për të shpifur duke ngritur akuza që janë penale. Por që të lëshosh akuza penale e të mos mbajnë asnjë përgjegjësi, kjo nuk mund të ndodhë. Të marrin përsipër minimalisht ta heqin, artikullin që nuk e provojnë dot”, tha kryeministri duke shtuar se “nuk ekziston mbyllja e portalev. Kush thotë këtë gënjen. Nuk ka lexuar ligjin. Nëse ka një element që nuk ka qenë fare pjesë e dikutimit, që në fillim, është e drejta për të mbyllur në sekondë çdo portal që ka pedofili, terrorizëm dhe kërcënim të sigurisë kombëtare”.

Kryeministri Rama deklaroi se “ligji është 100 për qind i përputhur me standartet ndërkombëtare. Këtë ua them të konfirmuar 100 për qind me shkrim nga institucioni i përcatuar për të ndjekur këtë proces, që është OSBE-ja”.

Duke ironizuar gazetarët që po protestojnë përpara parlamentit, zoti Rama u shpreh se “duan apo s’duan organizatat, heronjtë që janë mbledhur aty përpara, ky ligj do kalojë sot e do i japë një instrument të thjeshtë çdo individi që pasi del nga shtëpia, ha një batare me llum e baltë, ka të drejtë të shkojë e të kërkojë që të mos vazhdojnë t’ia hedhin këtë baltë”.

Gazetarja Mimoza Koçiu thotë se “të gjithë gazetarët janë bashkë njëzëri, si rrallë ndonjë herë, përballë një rreziku të madh, që sjell paketa ligjore e qeverisë”. Gazetarja e njohur e kronikës së krimit, Klodiana Lala, thotë se “ligji do të censurojë gazetarët edhe në lajmet për korrupsionin dhe kriminalitetit”. Gazetari i rrjetit investigativ BIRN, Gjergj Erebara, thotë se “organizatat shqiptare në protestë po kërkojnë vetëm standartet europiane dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, të cilat qeveria i shkel me ligjet e sotme”.

Përfaqësuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, thotë se qeveria po mundohet të mbyllë gojën gazetarëve me një ligj paradoksal, që sjell ose censurë ose autocensurë. Drejtuesi i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, thotë se “paketa e qeverisë antishpifje është e panevojshmem sepse ligjet janë për këtë dhe vazhdojnë të dënojnë njerëz për shpifje”. Studiuesi Elvin Luku thotë se “zgjidhja e këtij konflikti të shtypit me qeverinë është vetërregullimi i komunitetit të medias”.

Projekt-ligjet e paketës së qeverisë të mbiquajtur si anti-shpifje u përgatitën një vit më parë dhe prej shumë muajsh shkaktuan një debat të gjerë mes shumicës socialiste dhe përfqësuesve të medias, ku u përfshinë edhe institucionet ndërkombëtare. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Akademiku Artan Fuga si anëtar i Akademisë së Shkencave është distancuar nga studimi i fundit mbi imunizimin e popullsisë ndaj COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale na njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga një mot i acartë, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në -15 gradë C në zonat malore.

Ministrja Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën sot në një komunikim me mediat për të njoftuar mbi s

Prokuroria mbylli hetimet për vrasjen e Jurgen Kurtit, i riu që njihej ne Tiranë si menaxheri i vipave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit

Në ditën e 6-të nga nisja e vaksinimit kundër Covid-19 në Shqipëri, dozat e para të vaksinës Pfizer po i marrin mjekët dhe infermierët e

Gjatë gjithë natës, në qarkun e Korçës kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet të lartë, të shoqëruara dhe me erëra të forta në zonat

Bashkia e Durrësit njofton se po vijon punën e përditshme për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri të plotë të infrastrukturës kulluese p

Një video e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ka alarmuar autoritete greke të ushtrisë.