483 punonjës policie do të jenë të angazhuar me detyra gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit në të gjithë Qarkun e Durrësit.

Puna intensive e efektivëve ka nisur prej ditës së sotme me mbërritjen e materialeve zgjedhore në KZAZ e me shpërndarjen e tyre nëpër qendrat e votimeve.

Në çdo qendër votimi në Qarkun Durrës do të ketë prezencë të uniformave blu për të siguruar mbarëvajten e procesit zgjedhor, ku përfshiht menaxhimi i situatave si dhe ruajtja e objekteve zgjedhore. 

Objektet zgjedhore ku janë vendosur KZAZ-të, pas përfundimit të procesit të votimit, do të funksionojnë edhe si VNV, të cilat do të jenë nën mbikqyrjen e efektivëve të policisë. 

Deri më tani, në Qarkun e Durrësit situata është paraqitur e qetë dhe pa incidente ndryshe nga çfarë po ndodh në shumë qytete të Shqipërisë, ku janë djegur disa herë materialet zgjedhore apo edhe godinat ku janë ngritur KZAZ-të.