Merr pjesë apo jo opozita në zgjedhjet e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar zgjedhjet vendore ashtu si edhe vitet e shkuara.

Si në zgjedhjet lokale edhe për deputetë, në Durrës do të funksionojnë katër Komisione Zonale të administrimit të zgjedhjeve përkatësisht me numrat 21 te pallati i sportit "Ramazan Njala", 22 në shkollën “Leonik Tomeo”, 23 shkolla “Hysen Çela”,  dhe 24 te shkolla sportive “Bernardina Qeraxhia”.

Në rang Qarku janë gjashtë KZAZ së bashku me:

Durrës

Dy janë kandidatet të cilat garojnë përballë njëra tjetrës, nga Ps Valbona Sako dhe Nga Bindja Demokratike Valbona Sakollari. 

Nr i zgjedhësve: 251 457 votues

Votues të rinj: 9 554

Bashkia e Durrës 319 QV (bashkë me ish-komunat)

Qyteti Durrës ka 219 QV

Ishmi 11 QV

Manza 12 QV

Katundi i Ri 17 QV

Sukthi 28 QV

Rrashbulli 32 QV

Shijak

Në Shijak është ngritur dhe funksionon KZAZ numër 24.

Dy kandidiatë janë në garë, Elton Arbana nga Patia Socialiate, dhe Arben Pohumi nga Bindja Demokratike.

Shijaku 34 723 votues

QV 54

Krujë

Bashkia Krujë, Kandidat PS, Artur Bushi

KZAZ 20

Votues 60 610,

QV 88

Vendoret 2015 Durrës

Votuar mbi 233 mijë, nga 337 mijë votues për bashkinë Durrës në 2015.

Vangjush Dako i PS-së fitoi rreth 56 mijë vota.

Grida Duma, PD mbi 42 mijë vota.

Me afro 13 mijë e 700 vota diferencë fitoi kandidati socialist.

Vendoret 2015 Shijak

Nga 34 007 votuan mbi 18 mijë qytetarë.

Ardian Kokomani kandidat i PS në atë kohe fitoi me afro 3 mijë vota diferencë kundrejt kandidatit të PD-së Redi Saraci

Vendoret 2015 Krujë

Nga afro 60 mijë votues, morën pjesë 35 mijë.

Artur Bushi kandidati i atëhershëm dhe aktual kryesoi me mbi 3500 vota kundrejt kandidatit të PD-së, Hamdi Pasha.

K.H.