Zgjedhjet, KQZ pezullon procedurën e tenderit për fletët e votimit

20/04/2019 - 13:41

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për prodhimin e fletëve të votimit.

Procedura në fjalë u pezullua, pas ankimimit që bëri pranë Komisionit të Prokurimit Publik, një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë.

Kjo konfirmohet edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik ku është publikuar ankimimi, i cili lidhet me prodhimin e fletëve të votimit dhe maska (shabllone) për votuesit e verbër, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019, por në publikim nuk jepen detaje mbi arsyet e ankimimit.

Ankesa ka pezulluar për momentin procedurën e tenderimit dhe për pasojë procesin e prodhimit të fletëve të votimit të 30 qershorit.

Të kontaktuar nga “News24”, burimet pranë KQZ-së thanë se duke marrë në konsideratë afatet e limituara, të cilat mund të vinin në rrezik procesin e zgjedhjeve, janë duke shqyrtuar çdo mundësi ligjore, që procedura për tenderimin e fletëve të votimit të vijojë. Ato sqaruan se pezullimi i procesit nuk ka lidhje me situatën e tensionuar politike në vend. Burimet bëjnë me dije se po bëhen përpjekje që situata të zhbllokohet përmes një procedure me negocim, për shkak se gjithçka duhet të jetë gati për zgjedhjet e 30 qershorit dhe KQZ në detyrimin e saj ligjor dhe institucional të vijojë me procesin e organizimit dhe administrit të zgjedhjeve lokale.

Pavarësisht procesit të organizimit të garës elektorale, situata politike në vend është tejet konfliktuale dhe e paqartë. Opozita nga ana e saj i qendron stoike qendrimit se nuk mund të ketë zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Porse mazhoranca nuk ka asnjë dyshim, se më 30 Qershor zgjedhësit do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e katër viteve të ardhshëm.

Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje është e diela, data 21 prill, por meqenëse e diela dhe e hëna janë zyrtarisht ditë pushimi, afati i fundit është zhvendosur të martën më 23 Prill.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorin

Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar afro 85 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejner

Sipas Meteoalb, sot vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por në zonat malore do të ketë kalime

Pas thirrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi ka rihapur garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila është prej muajsh

Është ndarë nga jeta sot në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati i njohur shqiptar Maksim Sinemati.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen 184, e njohur si dosja e përgjimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore

Rradhët e gjata në Poliklinikën e Specialiteteve të ndryshme në Durrës do të jenë një kujtim i keq i së shkuarës.

Tre javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet, shkarkohet nga detyra zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar ambasadoren e Greqisë në vendin tonë Eleni Sourani, me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit