Zgjedhjet, kreu i KQZ takim me misionin e OSBE/ODIHR

23/05/2019 - 18:45

Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri ka zhvilluar ditën e sotme një  takim me delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, i cili kryesohej nga britanikja, Aundrey Glover.

Mësohet se ky takim u zhvillua në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore, ndërsa ditën e premte vëzhguesit e OSBE/ODIHR priten të mbajnë dhe një konferencë në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, palët politike vijojnë të mos kenë asnjë hap drejt dialogut për zgjedhjet e qershorit, ndërsa opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, pasi sipas tyre, çdo tentativë e tillë do të cenonte edhe më tej rendin demokratik.

Deri më tani shefi i qeverisë Edi Rama dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, kanë komunikuar me njëri-tjetrin përmes letrave publike, por që të dy nuk kanë ndryshuar asgjë nga qëndrimet e tyre të mëparshme, gjë e cila do të hapte mundësinë e një dialogu për zgjidhjen e krizës politike në vend.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila i është bashkuar nismës "Edhe unë" për të mos votuar të dielën e 30 qershorit.

Ambasada italiane ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, që pritet të mbahen ditën e diel.

“The Economist Espresso”, një portal informativ në varësi të medias “mëmë”, “The Economist”, i ka kushtuar një hapësirë pasqyruese klimës

KQZ miratoi listën e vëzhguesve afatshkurtër për zgjedhjet e 30 qershorit dhe përkthyesve të ambasadës italiane si edhe asaj britanike.

Për ditën e sotme, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim nga Verili

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, i cili tha se policia ka shpërndarë armë në Dibër.