Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha ka reaguar mbi zgjedhjet që priten të mbahen në shoqatën "Durrësi".

Përmes një postimi në Facebook, Kërtusha rekomandon ligjin për organizatat jo fitimprurëse pasi siç shkruan ai e konsideron shoqatën si vlerë të qytetit.

Kërtusha shprehet se "këtë janë thjesht disa rekomandime dhe kanë në substancë vetëm dashamirësinë dhe rritjen e kredibiltetit të saj në vazhdim të punës të palodhur dhe inovative të dy drejtuesëve të saj të nderuar prof. Halil Myderrizi dhe të ndjerit Shpetim Metani."

POSTIMI I PLOTË

Mbi zgjedhjet e shoqates " Durresi" dhe ligji per Organizatat jo Fitmprurese. Per te kryer procedure ligjore dhe transprente ne kuader te sensibilitetit qe mbart procesi i zgjedhjeve per organet drejtuese, po rendis me poshte disa konsiderata qe parashikon Ligji nr 8788 date 07.05. 2001 per OJF: Ky ligj parashikon se subjekt te ketij ligji jane : shoqtat, fondacionet dhe qendrat. Ne neni 10 pika 1, konsideron se OJF pa anetaresi jane shoqatat. Pra Shoqata Durresi eshte OJF me anetaresi.

Ligji parashikon organet drejtuese qe jane : a) Organet vendimarrese dhe b) organi ekzekutiv. Sipas nenit 10 pika 1 parashikon se OJF me anetaresi Shoqata ( "Durresi" ) organi me larte ekzekutiv drejtues eshte mbledhja e pergj. ose Asambleja ete gjithe anetareve te saj. Ndersa neni 22 parashikonse, OJF ka nje organ te larte ekzekutiv ose kolegjal,i cili sipas rastit quhet drejtor ekzekutiv, president, keshil ekzekutiv.

Sikurse permendet ne ligj nuk ekziston funksioni kryetar dhe sekretar keto emertesa me funksionet perkatese jane tejkaluar ( sepse statuti shoqates me sa di i perket vitit 1992 ) kesisoj duhet qe emertesa dhe funksionet te pershtaten me terminologjine e ligjit. Pra nuk do kemi kryetsr dhe sekretar as kryesi. Konstatimi eshte se mbeshtetur ne ligjin per OJF zgjedhjet konsiderohen te rregullta vetem kur vendemit per zgjedhjet i merr organi me larte vendimarres mbledhja e pergjith e Asamblese.

Per te pas nje shoqate, e cila vepron ne perputhje me ligjin mbeshtetur ne nenin 50 te ligjit duhet qe, shoqata te kryej procedurat ligjore per te bere perputhjen e duhur ligjore me dispozitat e ligjit cituarme lart. Neni 50 i ligjit parashikon qe shoqata duhet paraqitet ne gjykate per te depozitu rregullimet e nevojeshme. Duke konsideruar shoqaten "Durresi " si vlere te qytetit bera keto rekomandime dhe kane ne substance vetem dashamiresine dhe rritjen e kredibiltetit te saje ne vazhdim te punes te palodhur dhe inovative te dy drejtueseve te saj te nderuar prof. Halil Myderrizi dhe te ndjerit Shpetim Metani.