Zgjerohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës, i merret ADN-ja një të paraburgosuri

22/02/2021 - 13:40

Zgjerohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës, në maj të 2020 në zonën e Komunës së Parisit, krim për të cilin janë të dyshuar Viktor Marku e nipi i tij Sebastjan Mali.

Mësohet se Prokuroria ka marrë edhe kampionin e ADN-së edhe të një paraburgosuri, për ta krahasuar me profilin e ADN-së së gjetur në mjetin Nissan Micra të autorëve.

BalkanWeb raporton se ka dyshime që personi në fjalë është i përfshirë në vrasjen e Billës. Ai ka qenë i lirë në kohën që u vra biznesmeni, por u arrestua dy muaj më pas për një vepër tjetër penale. Burime nga prokuroria thanë se nëse do të konstatohet përputhshmëri, atëherë rezultati do të jetë një provë e pakundërshtueshme fajësie për të dyshuarin e tretë

Viktor Marku e nipi i tij Mali u arrestuan pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si të dyshuarit kryesorë për krimin. Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e Adjola Lakrës, e cila dyshohet se u përdor për të nxjerrë në pritë ish të dënuarin, Hekuran Billa. Aktualisht prokuroria është duke analizuar edhe të dhënat e siguruara nga komanitë celulare, për të konfirmuar përmes qelizave të celularëve nëse të dyshuarit janë gjendur në vendin e ngjarjes.

Hetimet per këtë ngjarje pritet të mbyllen në mars të 2021 kur do të vendoset për fatin e të dyshuarve. Hekuran Billa u ekzekutua në maj të vitit të kaluar vetëm pak kohë pasi ishte liruar me kusht nga gjykata e Krunës. Ai ishte ekstraduar nga Britania e Madhe për vrasjen e Prel Markut dhe po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koha e mirë dhe dita e pushimit kanë krijuar trafik të rënduar në rrugët e Durrësit, sidomos në akset “Egnatia” dhe “Taulantia”.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtor

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi

ECO PARKU që po ndërtohet në Porto Romano do të jetë gati në muajin tetor.

Universiteti i Tiranës ka përcjellë një mesazh prekës ngushëllimi për ndarjen nga jeta të studentes 22-vjeçare Euxhena Jorgji si pasojë e

Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD, Osman Metalla, vjen me një urim të veçant

Kthjellime e vranësira të lehta mbizotërojnë motin në veri dhe qendër këtë të diel, ndërsa më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat j

Gjatë bashkëbisedimit online me të rinjtë votues për herë të parë, kryebashkiakja e komanduar e Durrësit, Emiriana Sako tha se ka filluar

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, në një takim virtual që pati me të rinj të qytetit, që më 25 prill do të votojnë për herë të pa

Mjeku pneumolog Ardian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se