Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri tha sot në një konferencë për shtyp që Shqipëria ka shansin të përmbyllë procesin e numërimit të votave brenda afatit, duke shënuar një standard të ri në zgjedhje.

KQZ është e gatshme të ndihmojë për çdo kërkesë që ndihmon në përshpejtimin e përmbylljes së numërimit të votave. Jam këtu për tu kujtuar se në këto zgjedhje ata kane shansin të tregojnë se në Shqipëri mund të votohet dhe numërohet me profesionalizëm dhe me transparencë të plotë. Komisionerët kanë shansin që në këto zgjedhje të sigurojnë një standard të ri, atë të përmbylljes së një procesi brenda afatit të parashikuar nga ligji.

Numërimi i votave është një proces i pandalshëm dhe do të vazhdojë deri në numërimin e votës së fundit”, tha ai.

Zguri tha se deri në këto momenti procesi i numërimit ka vijuar normalisht, përjashtim të disa rasteve, që janë ndjekur nga KQZ-ja.