Zhbllokohet pas dy ditësh pika e kalimit kufitar me Greqinë. Gjatë ditës së djeshme nuk u lejuan që ta kalojnë për në shtetin fqinj shqiptarët me pasaporta, por vetëm ata me dokumente greke, me arsyetimin se nuk punon sistemi.

Bllokimi solli radhë të gjata në Kapshticë, por në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është rikthyer normaliteti, pasi u rregullua sistemi në doganë. Të shtunën u bllokua për 14 orë kalimi në pikat kufitare me Greqinë, ndërsa dje gjatë gjithë ditës vetëm në Kapshticë.