Kryebashkiaku i përkohshëm i Durrësit, Zhulien Varfaj është takuar sot me ndërtuesit e Durrësit.

Në njoftimin e publikuar nga bashkia në profilin zyrtar në rrjete sociale njoftohet se “Gjatë këtij takimi, subjektet e ndërtimit kanë shprehur interesin dhe gadishmërinë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në godinat e ndërtuara prej tyre. Ndërkohë, nga ana tjetër, Bashkia Durrës është në gadishmëri të plotë për të ndihmuar të gjitha subjektet e ndërtimit lidhur me proçedurat që këta të fundit duhet të ndjekin për rindërtimin e godinave/ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Durrësit”.

Ky është takimi i dytë që zhvillohet me ndërtuesit në Durrës, pas atij që kryeministri Rama zhvilloi po në sallën e Këshillit Bashkiak rreth një javë më parë.

Postimi i bashkisë Durrës: