Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me DAR Durrës kanë organizuar paraditen e së enjtes një kros masiv, me pjesëmarrjen e 28 shkollave 9-vjeçare. Nxënësit pjesëmarrës ishin të ndarë në dy kategori vajza dhe djem dhe i përkisnin klasave të 8 dhe 9. Sipas mësuesit të edukimit fizik, Adrian Dedja, kjo është vetëm veprimtaria e parë, që ka në fokus aktivitetin fizik.

Qëllimi i këtij aktiviteti është i lidhur ngushtë me vazhdimësinë. Kjo është një nga format për të zbuluar elemente të rinj të talentuar , duke plotësuar edhe vakumin, që është krijuar në shkollën e mesme të fiskulturës, për këtë disiplinë.

Në vendin e parë për vajza u shpall fituese Kesjana Kallbaçi, nxënëse e Shkollës së Re, ndërsa vendi i parë për djemtë i takoi nxënësit të shkollës “Naim Babameto”, Xhoed Lamçellari. Mesazhi i këtij aktiviteti vlen edhe si një këshillë për të gjithë.

Nxënësit fitues u vlerësuan me medalje dhe fletë nderi. Aktivitete të tilla, që synojnë të drejtojnë të rinjtë drejt sportit do të jenë të shtrira përgjatë gjithë vitit mësimor.

K.H.