Është zhvilluar pasditen e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës ku u miratuan këto vendime:

-Miratimi i familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë për muajin janar 2020.

-Miratimi i kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike si dhe për ato që do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor.

-Një shtesë në VKB nr.648 datë 23.12.2019 për “Miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe konvikteve të shkollave të mesme profesionale “Beqir Çela”, “Hysen Çela” dhe “Benardina Qeraxhi”, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2019-2020.

-Miratimi i listës emërore të familjeve që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit që do të akordohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në favor të Bashkisë Durrës.

Në njoftimin për shtyp që bashkia e Durrësit ka publikuar në faqen e saj nuk përfshihej pika e katërt e rendit të ditës të mbledhjes, ajo që lidhet me listën emërore të familjeve që do të përfitojnë bonusin e strehimit. Kjo pikë duket se është shtuar në momentin e fundit.