Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të diele zonën e Gjirit të Lalzit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “DurrësLajm”, se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre e ferra.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e rënies së zjarrit.

Më poshtë mund të ndiqni edhe pamjet e situatës aktuale në zonën ku ka rënë zjarri, të nisura nga personat e pranishëm në vendngjarje për “DurrësLajm”.