Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Gjirit të Lalzit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë një kabinë plazhi, duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Raportohet se forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.