Bie zjarr në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë Tepelenë dhe Bashkisë Memaliaj.

Terreni tepër i thyer malor dhe shumë larg zonës së banuar (3-4 orë larg) e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Mësohet se zjarri ka rënë në kullotë dhe janë djegur sipërfaqe me bar e shkurre. Ndërkohë që zona bëhet e rrezikshme për ndërhyrje, jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe pranisë së predhave të mëdha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Deri tani kanë plasur disa prej tyre, madje zhurma e plasjeve është dëgjuar deri në Tepelenë.