Një tjetër zjarr ka rënë në një apartament në një pallat në zonën e Vollgës në lagjen nr. 1 në Durrës.

Nga informacionet paraprake, mësohet se zjarri ka rënë pak minuta më parë mëngjesin e kësaj të hëne në katin e katërt të një pallati pranë kolegjit.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ky është rasti i dytë brenda 8 ditëve që apartamenti i një pallati të përfshihet nga zjarri. Të dielën e 3 shkurtit, një zjarr i fuqishëm shkrumboi apartamentin në katin e tetë te pallati te Brryli, dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në shumë kate të tij.