Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin në një pallat shumëkatësh në lagjen nr.12 në Durrës.

Mësohet se në pallatin pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës janë dëgjuar disa shpërthime njëra pas tjetrës, për shkak të një mase në boksin e korentit të pallatit.

Banorët janë përfshirë nga paniku dhe shumë prej tyre kanë dalë jashtë në rrugë.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga DurrësLajm, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që flakët të vihen shpejt nën kontroll. Mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, pallati është pa energji elektrike, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e zjarrit.