Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën kodrinore të qytetit të Durrësit, në vendin e njohur si Çezma e Ferrës, në lagjen nr.8. Siç duket edhe nga fotot dhe pamjet filmike që po publikon DurrësLajm, flakët janë shpërndarë në një zonë të mbuluar nga shkurret.

Burime policore bëjnë të ditur se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë neutralizimin e flakëve dhe po vënë zjarrin nën kontroll. Fatmirësisht, flakët nuk rrezikojnë të përhapen në një zonë më të gjerë. Zona përreth është e mbushur me shtëpi, që mund të viheshin në rrezik nëse era ndihmonte përhapjen e flakëve.

Nuk dihet ende nëse flakët janë shkaktuar nga temperaturat e larta apo bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.