Zjarre nga veriu në jug, vazhdon rreziku i flakëve në Shqipëri

Postuar: 12/08/2017 - 11:14

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU TIRANË
Operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj, bashkia Tiranë vijon ende dhe në të janë angazhuar forca të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura Tiranë dhe forca ushtarake. Vatrat zjarrit janë aktive dhe nuk ka qenë e mundur të izolohen për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të lartë. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Kuç, bashkia Vorë janë aktive vatrat e zjarrit. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga forca ushtarake. Sot në mëngjes ka nisur të operojë dhe një helikopter për shuarjen përfundimtare të zjarrit.

QARKU DIBËR
Një vatër e fuqishme zjarri ka rënë në fshatin Bllatë, Maqellarë, bashkia Dibër. Zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe të zjarrit. Sot kanë shkuar në ndihmë edhe forca të ushtrisë për të shuar zjarrin, i cili rrezikon banesat e fshatit.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, 88 punonjës të Pyjores, të DMZ, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

QARKU VLORË
Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e rëndë në fshatin Dhrovjan. Forcat zjarrfikëse me mjete dhe banorët e zonës kanë punuar për të mbajtur flakët larg zonës së banuar. Sot pritet që të shkojë një helikopter dhe të shuajë vatrat e zjarrit.

QARKU GJIROKASTËR
Janë ende aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull. Në vendngjarje po punojnë zjarrfikësit, të mbështetur nga forca ushtarake, punonjës të bashkisë, forca të Policisë së Shtetit dhe banorë të zonës. Në aksion janë përfshirë edhe 2 avionë Canadair nga Greqia, por vatrat e zjarrit nuk ka qenë e mundur të shuhen. Situatë problematike është vatra mbi fshatin Bularat ku rrezikohet një sipërfaqe e madhe pyjore.

QARKU DURRËS
Në fshatin Cudhi të bashkisë Krujë ka rënë zjarr i cili rrezikon Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Zjarrfikësit, bashkë me forca të pyjores, banorë të zonës dhe forca të bashkisë janë në vendngjarje për të mbajtur zjarrin nën kontroll. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive.

QARKU FIER
Në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e 3 bashkive si dhe forca ushtarake të cilat kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha, 3 banesa të pabanuara dhe rreth 4000 rrënjë ulliri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Nesër nisin në orën 15:00 seancat dëgjimore me 7 kandidatët që kanë depozituar dosjet për kryeprokuror të përgjithshëm të përkohshëm.

   Pak minuta nga përfundimi i orarit zyrtar të vendosur nga Kuvendi për pranimin e emrave për kryeprokuror të ri, është zyrtarizuar edhe

   Pas publikimit të dosjes së Katanias, 416 faqe të saj, ku përmendet emri i ish-ministrit Tahiri, nesër dalin prova të reja.

Durrësi ka veshur më në fund petkun e bukur të festave!

Një studim i fundit i shoqatës Albanian Food Industry nxori në pah se produktet që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona, në një pjesë të m

Almir Llupo ose ndryshe edhe njihet me emrin Eduart Stamolliu, është burri i cili ndërroi jetë rreth mesnatës pasi u ekzekutua me çifte n

Shkatërrohet një bandë trafikantësh shqiptarë që vepronte në veri të Italisë, me degëzime internacionale që trafikonin sasi droge nga Shq

Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve për dosjen "Sota", du

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, tashmë është kthyer tema kryesore e tryezës politike.

Ujësjellës Kanalizime Durrës në kuadër të fushatës së verifikimit të gjendjes së abonentëve ka kryer kontrollin e bizneseve që shtrihen p