Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë instalimesh elektrike në Sallmone te 4 rrugët e Shijakut.

Mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur tre automjete zjarrfikëse ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Siç duket edhe nga video që "DurrësLajm" paraqet, zjarrfikësit janë "në luftë" me flakët pasi magazina ndodhet fare pranë banesave të tjera.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa dyshohet për dëme të shumta materiale.