Zjarri masiv që ka rënë në zonën e Muzinës në Sarandë mesa duket ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjoze si CNN dhe Time, të cilat kanë postuar foto nga flakët që kanë pushtuar një mal të tërë.

CNN shkruan në instagramin e saj zyrtar duke shpjeguar se zjarret në Shqipëri janë përhapur në të gjithë territorin, më së shumti në zona të vështira për t’u arritur.

“Zjarr në një pyll pranë Sarandës në Jug të Shqipërisë. Zjarret në pyje janë përhapur në gjithë Shqipërinë, më së shumti në zona të largëta ose të vështira për tu arritur, pasi vendi po përballet me temperatura të nxehta”-shkruhet në postimin e gjigandit amerikan të lajmeve.

Ndërsa revista Time gjithashtu ka publikuar në Instagram një tjetër foto, të po të njëjtit zjarr në Sarandë me një përshkrim të ngjashëm të asaj të CNN.