Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Zjarri tek Drejtoria Arsimore, autori i vuri flakën se nuk e bënë mësues (EMRI)

05/03/2021 - 17:08

Personi që i vuri flakën katit të dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier është kapur nga policia.

Autori 33-vjeçar, banues në Fier për motive të dobëta ka spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin katit. Autori i zjarrvënies është Indrit Alushaj, i cili ka marrë pjesë në portal dhe nuk ka fituar.

"Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier. Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë). Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi Indrit Allushaj, 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale."- tha policia në njoftimin e saj zyrtar mbi ngjarjen e paprecedentë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shqetësuar nga titujt e mediave pas një interviste të saj lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.

Për ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim”.

Ditën e nesërme (e mërkurë), në orën 12.00, Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe, ku në rendin e ditës janë

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pas konfliktit të ndodhur sot në qendër të Mamurrasit, ku mbetën të plagosur dy

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 234 raste të rej

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë së kryeministri Edi Rama ka meritë të veçantë për sigu

Komandohet kryetarja e Njësisë Administrative nr.6 në Bashkinë Durrës.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Erion Petin dhe Klaudio Xibrakun, administratorë të kompanisë, në konte