Pavarësisht shfuqizimit të nenit të 4 të VKM-së për taksën e provimeve të mbartura, njoftim ky i dhënë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat pak minuta më parë, studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre. Ata thonë se kërkojnë edhe plotësimin e tre pikave të tjera të kërkesës së tyre.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Ajo tarifë ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat”- thonë studentët.

Me thirrjet "E duam Shqipërinë si Europa", "Ne nuk jemi bankomat", "S'ka më heshtje, s’ka më pritje", studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura.