Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë në një mbledhje e cila është e gjashta pas tërmetit.

Në fjalën e tij Rama tha se banorët e sistemuar në hotele pas festave të Vitit të Ri në shtëpi me qira do të bëhet sa më shpejt.

"Kemi llogaritur një ndërhyrje në Buxhetin e Shtetit të cikin do ta bëjmë nëpërmjet Parlamentit, Ministrisë së Financave. Përpara Krishtlindjeve duhet të spostohen në gjitha inertet nga Durrësi. Zona e inerteve do të kthehet në një park të madh në Durrës. Inertet do të depozitohen në Porto Romano.

Shkreli do të bëjë gati konferencën publike informuese. Kjo konferencë të paraqesë sa më shumë informacion që të gjithë të shohin me një sy më konkret se shkalla e rrezikut është shumë më e ulët se sa ajo që duket dhe se numri i banesave që rrezikojnë është më i ulët dhe banesat që kanë rrezikshmëri do të shemben normalisht", tha Rama.