Mjeti me të cilin udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula, Ethem Ramadani, Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur është shkrumbuar në afërsi të Tropojës para një ore. Lajmin e ka bërë publik në rrjetet sociale vetë shkrimtarja Sula.

Ajo tregon me video se si makina me të cilën ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës, ndërsa fatmirësisht kishin arritur të dilnin në kohë nga mjeti. Ajo falånderon Ermalin, ku sipas saj, falë tij ata janë gjallë tashmë.

“Kjo është makina me të cilën ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në të shpëtonim, të jemi gjallë.  Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob Zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, shprehet ajo.

Ndërkohë që Sula bënte videon live, mjeti shkrumbohet nga flakët, pikërisht në ditën e bekuar të Kurban Bajramit.