Gjatë mbledhjes së sotme të Task Forcës zëvendëskryeministrja teknike e propozuar nga PD, Ledina Mandija është shprehur e shqetësuar rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor.

Sipas saj, referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës zgjedhore janë punësuar 3580 punonjësve të administratës në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65, Vendim të Këshillit të Ministrave nr.473 si dhe në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor.

Zëvendëskryeministrja është shprehur se po vlerëson mundësinë që i gjithë ky informacion të dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit.