Zv.ministri Bonati, drejtorëve të ujësjellësave: Shfryni burimet njerëzore

Postuar: 14/11/2017 - 14:04

*Operacioni për ujin, ujësjellësat fushatë informimi derë më derë

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati organizoi sot një takim me drejtuesit e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë e vendit. Në vazhdim të takimit të një jave më parë, u prezantua në detaje plani i operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm. 

Pasi iu sqaroi drejtuesve të ujësjellësave se ata së bashku me bashkitë respektive janë aktorët kryesorë në këtë proces, zv.ministri Bonati garantoi se qeveria do të jetë mbështetëse, nxitëse dhe monitoruese e përpjekjeve të tyre për rritjen e performancës duke ulur humbjet dhe rritur arkëtimet. 

Në takim u vu theksi edhe te nevoja që ndërmarrjet e ujësjellësave të mirëmenaxhojnë burimet njerëzore pasi në shumë raste ato janë të tejfryra. 

“Mjafton t'u referohemi fakteve lidhur me humbjet që ka sot sistemi, gjysma e tyre rezulton që të jenë humbje nga mënyra e administrimit. Personat që ka çdo ndërmarrje, referuar standardeve, ne kemi dyfishin e stafit në ndërmarrjet e ujësjellësave. Duke marrë në konsideratë që kosto e shërbimit janë dy zëra kryesorë që është kosto e pagave e sigurimeve shoqërore që paguhen për stafin ashtu edhe kosto e energjisë elektrike, të dyja këto janë në gjykimin tonë shumë e thjeshtë që të reduktohen. Mjafton një riorganizim i brendshëm i ndërmarrjeve dhe numrat shkojnë sipas standardeve të përcaktuara”, u shpreh zv.ministri Bonati. 

Ai kërkoi nga drejtorët e ujësjellësave që të ndërmarrin fushatë informimi për çdo abonent derë më derë duke i ftuar të bëhen pjesë e procesit të rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe shiu, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion rret

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçare me iniciale O.D., e cila dyshohet se përmes mashtrimi

Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e fundjavës, duke raportuar atë që ka ndodhur gjatë natës në aksionet më të fundit të ef

   Gjykata e rrethit Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 38-vjeçaren nga Tirana O.D., që mashtroi shtetasin I.H.

   Njiheshin prej dy vitesh, por brenda kësaj periudhe kohore kishte mundur t’i merrte jo pak por 900 mijë euro.

   Një lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

   Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

   Nordikët, shans i artë për Shqipërinë por që mund të kthehet në vetëvrasje….Kjo do të varet nga mënyra sesi do të menaxhohet situa

   Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq që po bën së fundmi në vend dhe ka shkaktuar problemet e para n

   Moti i keq dhe stuhitë e dëborës kanë përfshirë verilindjen e vendit. Në orët e para, temperaturat zbritën në -4 gradë Celsius.