Zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave sqaron se kush do të përfitojë nga paga minimale

31/03/2020 - 16:58

Zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka shpjeguar se cilët do të përfitojnë nga paketa e qeverisë në lidhje me situatën nga Covid-19.

Në një lidhje me Skype me Ora News, Vjero tha se janë rreth 13 000 taksapagues që do të përfitojnë nga kjo paketë dhe rreth 60 000 të punësuar.

Sipas Vjeros, këta të punësuar do të kenë mundësi të marrin pagën minimale prej 26 000 lekësh duke filluar nga muaji prill e deri në muajin qershor të këtij viti.

"Qeveria shqiptare në përgjigje të situatës nga Covid-19 ka miratuar një paketë të ndihmës financiare, ku pjesë e kësaj pakete do të jetë edhe financimi i personave që të zhvillojnë aktivitetin e tyre të punësimit, në një kategori të bizneseve që tashmë janë mbyllur. Janë rreth 13 000 taksapagues që do të përfitojnë nga kjo paketë. Nuk do të përfitojnë vetëm kompanitë, por edhe të punësuarit e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këta mund të jenë të vetëpunësuar, me punëmarrës, punonjës të papaguar të familjes që nuk marrin pagë por kontribuojnë në biznesin familjar. 

Janë rreth 60 000 të punësuar të cilët do të kenë mundësi duke filluar qysh nga muaji prill, maj dhe qershor të cilët do të marrin pagën minimale 26 000 lekë. Kjo ndihmë është e fokusuar në ata tatim pagues të cilët i përkasin fashës së qarkullimit 0-14 mln lekë. Sigurisht kjo fashë është më e prekura, të cilët kanë një biznes të vogël dhe janë të lidhur me pagesat e dhe likuiditetin ditor. 

Me anë të një VKM-je është përcaktuar se do të jetë Drejtoria e Tatimeve që do të merret me këtë proces, ku tatimpaguesit duhet të bëjnë një kërkesë në mënyrë elektronike Drejtorisë së Tatimeve. Sistemi ynë i deklaratave dhe pagesave është i gjithë online, prandaj nuk do të ketë asnjë vështirësi dhe pengesë për të prezantuar kërkesën e tyre. Kërkesa e tyre duhet të përmbajë jo vetëm të dhënat për biznesin e tyre, por edhe për punonjësit e tyre, të dhënat e tyre të identifikimit dhe llogaritë e tyre bankare, ku do të derdhet shuma. Pjesë e kësaj pakete ndihme ekonomike do të jetë edhe ata që marrin ndihmë ekonomike, por edhe ata që janë në listën e papunësinë. Fondi për këto dy kontingjente do të jetë i dyfishuar."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i mjedisit dhe turizmit Bendi Klosi gjatë një takimi me hotelieret e Vlorës ka bërë me dije se 15 nëntori do të shënojë fundin e

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të r

Ditën e parë të javës së ardhshme, që përkon edhe me nisjen e muajit qershor, thuajse të gjitha bizneset do të jenë të hapura, madje edhe

Në një dalje për mediat, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar në lidhje me ndërrimin e jetës së një 82-vjeçare në sp

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive.

Në qytetin e Durrësit janë disa pallate që janë shembur dhe të tjerë që presin të shemben, pasi rezultojnë me dëmtime të rënda, të shkakt

Nis numërimi mbrapsht për reformën zgjedhore në Shqipëri, pasi sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin a

Sipas parashikimit të meteorologëve, vranësirat e shpeshta do mbeten prezente në territorin shqiptar sot, duke sjellë reshje afat shkurtr

Aktori i njohur Naum Shundi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, deklaroi se është ndjerë shumë keq pë

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme ku