Zyrtari i lartë amerikan: S’jemi krenar me shqiptarët, SHBA nuk do bëhet arbitër

18/07/2019 - 09:36

NdihmësSekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë. Ambasadori Reeker, zyrtar me përvojë në çështjet e Ballkanit, i bëri komentet të mërkurën në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington.

Ai tha se Shqipëria vazhdon të jetë një ndër aleatet më të forta të Shteteve të Bashkuara në Evropën juglindore.

“Por ne nuk jemi krenarë me gjendjen aktuale politike në Shqipëri,” tha zoti Reeker.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës, zoti Reeker tha se rruga institucionale është mënyra e vetme për tejkalimin e krizës së tanishme.

“Nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh Parlamentin ose të dorëzosh mandatet. Ato institucione duhen përdorur, duhen përdorur gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që përmes Kushtetutës dhe përdorimit të këtyre mjeteve të tejkalohen kohët e vështira politike. Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara. Dhe nëse institucionet nuk bëjnë punë, atëherë puno që t’i ndryshosh ato, nëpërmjet mjeteve kushtetuese që keni”, tha zoti Reeker.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytet, ku deklaroi se mjekët e familjes po

Situata epidemiologjike e Covid-19 po rëndohet dita-ditës në vendin tonë, me një numër të lartë të infektuarish dhe humbjesh jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pasi në një deklaratë për mediat eksperti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për izolimin e klientëve të tij në qelinë e posaçme "41-bis".

Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit,me të gjitha doganat

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vijon edhe sot punën në terren me grupet e avarive të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive r

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë me shumcë votash drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomon.