Alfred Mirashi, ekspozitë në Torino

08/09/2012 - 00:00

Artisti shqiptar Alfred Mirashi, i njohur me emrin e artit Miloti, do të marrë pjesë në tre ekspozita ndërkombëtare në vendin fqinjë Itali. Pas suksesit të arritur në ekspozitën e artit gjatë Olimpiadës në Londër, ku u nderua me çmimin e parë, Miloti do të ndalet në Torino, Romë dhe Cosenza. Në këto ekspozita ai merr pjesë me pikturën “Angolo Mediterraneo”.

Ekspozita kulturore “Stemperando”, edicioni i pestë 2012 Torino u hap në datën 5 shtator dhe do të ulë siparin në 7 tetor. Ne Torino prezantohen 110 vepra nga 55 artistë nga e gjithë bota, mjeshtra dhe të rinj. Organizohet nen kujdesin e Giovanna Barbero.

Ngjarja prezanton artistë krijuese të grupmoshave të ndryshme dhe të origjinave të ndryshme gjeografike dhe kulturore nëpërmjet përdorimit të një prej materialeve me te rafinuar në art, domethënë letrën. Ekspozita është promovuar dhe organizuar nga Instituti Kombëtar i Artit Bashkëkohor në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Torino, Biblioteka Kombëtare e Cozenza dhe Biblioteka Kombëtare Qendrore të Romës me mbështetjen e Malta Art Fondacioni.

Mysafire nderi në këtë ekspozitë do të jetë Malta, si një komb me një listë prej dymbëdhjetë artistëve, përfaqësues të ambientit të tyre kulturor. Artistët kanë treguar një vitalitet artistik dhe mundësi të mirë për të paraqitur veten në botë.
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: