Ankesat e shumta të maturantëve, ja si përgjigjet ministrja Nikolla

06/09/2016 - 20:09

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar sot se tashmë ka një sistem të ri për ankesat e maturantëve, që e bën më të lehtë zgjedhjen.
 
Në një prononcim pasditen e sotme, Nikolla njoftoi gjithashtu se më 20 shtator do të dalë edhe lista e fituesve.
 
“Kemi vënë në funksion një sistem të ri. Sistemi i ri e bën më të lehtë zgjedhjen. Universitetet i kanë bërë publike kriteret. Kush mendon se i është shkelur e drejta, të bëjë ankesë. Në datën 20 shtator do të dalë lista e fituesve. Garantojmë transparencë dhe paanshmëri. Sistemi që po aplikojmë është më i drejti dhe transparenti”, tha Nikolla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: