Armina Mevlani joshëse, zhvishet në ‘burlesque’ -FOTO

15/12/2013 - 21:17

TIRANE, 15 dhjetor 2013  - Prezantuesja bukuroshe e “Dancing With The Stars” Armina Mevlani ka dhuruar një performancë që i la të gjithë me gojë hapur. Gjatë spektaklit të së hënës, ajo ka performuar në ‘burlesque’, fillimisht vetëm, e më pas e shoqëruar nga dy balerinë profesionistë. 
Moderatorja është shfaqur më seksi se kurrë, me veshje alla “Moulin Rouge” duke treguar format e saj, por edhe duke zbuluar një talent të ri. Armina nuk dukej aspak në vështirësi teksa realizonte performancën e saj, megjithëse një pjesë e mirë e lëvizjeve që realizoi nuk ishin aspak të thjeshta për dikë që nuk ka studiuar balet. 

Si një nga femrat më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar, Armina është tashmë një arsye më shumë që edhe një numër i madh meshkujsh të shohin me dëshirë spektaklin gjigand “Dancing With The Stars”. Për të gjithë ata që nuk arritën ta shihnin performancën joshëse të Arminës ‘live’, ne kemi siguruar një set fotografik realizuar me mjeshtëri nga fotografi profesionist Petrit Pema. 

/balkanweb/ 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: