Armina Mevlani reklamon intervistat jashtë Shqipërisë

07/09/2016 - 15:25

Armina Mevlani kishte njoftuar në fillim të verës se do të jetë pjesë e projekteve të modës në Turqi. Të shtunën e 6 qershorit, Armina është zgjuar me emrin e saj në gazetën turke ‘Sabah’.

‘Sybukura nga Shqipëria ngul rrënjët në Turqi’, është tituli i këtij artikulli, ku flitet gjatë mbi suksesin e Armina Mevlanit si blogere mode dhe si një prej vajzave të zgjedhura nga Dolce & Gabbanna për të reklamuar linjën e buzëkuqëve.

Këtë herë bukuroshja shqiptare  ka dhënë  një intervistë për revistën turke  "Hello". Ka qenë vetë Armina, e cila ka postuar brendinë e revistës në Instagram. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: