Artisti e biznesmeni durrsak A. Tragaj: akuza e Kavajës, e njëanshme

04/02/2014 - 20:50

·      Apologjia: Mbi konkluzionet përfundimtare të prokurorit të Kavajës, z. Edmond Kariqi (lidhur me çështjen penale nr. 199 të vitit 2012) para gjykatës së Kavajës

 

DURRËS, 4 shkurt 2014 –  Sikurse është bërë e ditur, anëtari i Akademisë Evropiane të Arteve, biznesmeni, bamirësi i njohur durrsak, i vleërsuar lart nga opinioni publik, Ardian Tragaj është dënuar me 35 vite burg nga gjykata e Kavajës, pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë, ndërsa kushëriri i tij Leonard Tragaj me 2 vite burg. Ngjarja ndodhi më 25 korrik 2012 në Golem të Durrësit, ku humbën jetën Sulejman Shehu nga Kukësi dhe Durim Pashalliu nga Kavaja, ndërsa plumbat nuk kursyen edhe djalin dhe gruan e Shehut, të cilët mbetën të plagosur. Masakra me armë ndodhi në afërsi të një resorti turistik në bregdetin e Malit të Robit. Sipas policisë, sherri i nisur mes pjesëtarëve të familjes Tragaj dhe Shehu, pretenduese të sipërfaqes së tokës që shtrihej para resorit të Ardian Tragajt, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Tragaj u vetëdorëzua në polici. Në pranga ra edhe djali i viktimës Sulejman Shehu, i cili u kap me armë pa leje në makinën e tij. Ndërkohë, i pandehuri ka mbajtur vetë një Apologji të gjatë, që “Dyrrah”-u ka mundur ta zbardhë ekskluzivisht. Pa marrë përsipër rol gjykatësi apo prokurori, në tekstin që paraqesim, ka detaje, të cilat janë me interes shoqëror, juridik. Gjithkush, që nga qytetari i thjeshtë deri te zyrtari më i lartë, ka çfarë mëson.

VETËM NJË HERË I PYETUR

Të nderuar zotërinj gjyqtarë, ju keni marrë në shqyrtim gjykimin e çështjes penale 199 të vitit 2012 në ngarkimin tim, Ardian Tragaj, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “vrasjes në rrethana të tjera të cilësuara” dhe të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuara nga neni 79 “ë” dhe 278/2 (i pandryshuar) të Kodit Penal hetuar në masën e sigurimit “arrest me burg” të parashikuara nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale që nga data 25.07.2012. Për akuzat  që ngrihen ndaj meje, që nga dita që jam vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së qarkut Durrës (pra nga data 25.07.2012) e deri tani që ndodhem këtu, jam pyetur vetëm një herë nga prokurori i çështjes, z. Edmond Kariqi sipas procesverbalit të datës 14.9.2012 ora 1300  në prani të avokatit mbrojtës z. Ilir Pengili dhe të oficerit të Policisë Gjyqësore z. Endrit Hoxha. Jam pyetur vetëm për rrethanat e ditës së ngjarjes dhe jo për shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje, për të cilat në këtë datë nisa të tregoj, por nuk jam lejuar nga prokurori me pretendimin se do të vinte një herë tjetër në paraburgim për të më marrë këto deklarata, por deri tani nuk erdhi, ndaj dhe i kam bërë kërkesë me shkrim prokurorit të përgjithshëm z. Adriatik Llalla, duke ekspozuar në mënyrë kronologjike dhe të përmbledhur rrethanat dhe kushtet për një hetim sa më të plotë dhe të drejtë të çështjes. Kërkesa është protokolluar në Prokurorinë e Përgjithshme me nr. 769 datë 11.4.2013, kërkesë, e cila ndodhet në dosjen hetimore, por që nuk është marrë në konsideratë fare nga prokurori i çështjes, ndaj dhe hetimin e bërë totalisht të njëanshëm, për pasojë, edhe konkluzionet përfundimtare, lidhur me këtë çështje penale, janë totalisht të njëanshme, të cilat do t’i argumentoj unë, por edhe avokatët e mi, ndaj do t’ju lutem, të nderuar zotërinj gjyqtarë, keni durim dhe më dëgjoni sa më poshtë.

KUSH JAM

Quhem Ardian Tragaj, jam i biri Petritit dhe Gjenovefës, lindur më 23.7.1967 në Durrës, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim të lartë juridik, me profesion biznesmen që nga viti 1995 dhe piktor që nga viti 2009. I martuar me znj. Laureta Tragaj (Gega) me arsim të lartë, shkrimtare që ka botuar dy romane. Me znj. Laureta gëzoj tre fëmijë (një vajzë dhe dy djem). Unë rrjedh nga një familje patriotike si nga nëna (Gjinovefa) dhe babai (Petrit). Jemi fmilje e persekutuar dhe e shpronësuar nga sistemi i kaluar. Gjyshi im, Murat Tragaj, në vitin 1949 është dënuar me pushkatim nga pushteti i diktaturës për krijim të bandave kriminale kundër pushtetit popullor dhe për agjitacion dhe propagandë. Pas ndryshimeve të ndodhura në vitin 1991, u angazhova me organizimin e strukturave të Partisë së Ballit Kombëtar, pjesë e së cilës ishte familja ime që me krijimin e Ballit Kombëtar, dhe në vitin 1992 u zgjodha kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar dega Durrës, anëtar i kryesisë së partisë së Ballit Kombëtar Tiranë. Në vitin 1993 kam kandiduar përballë z. Adriatik Alimadhi për kryetar të Partisë së Ballit Kombëtar. Në vitet 2003 deri 2006 kam qenë anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit. Siç ka hetuar edhe organi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Kavajë, jam biznesmen që nga viti 1995 si person fizik, ndërsa me vendimin nr. 17227, datë 25.04.1997 të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë kam krijuar shoqërinë “Durrësi-T” shpk, që, me këtë vendim gjykate, ka fituar personalitet juridik për të ushtruar aktivitet privat si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në fushën e tregtimit të mallrave industrial, ushqimore, të ndërtimit, hidrosanitare me shumicë dhe pakicë, import-eksport, shërbim i rojave civile, tregtim karburantesh, turizëm, tregtim minierash si krom, bakër, hekur, hekur-nikel si dhe veprimtari komisionere. Më pas ortaku i vetëm, Ardian Tragaj, ka bërë shtesë në objektin e veprimtarisë së shoqërisë duke e shtrirë atë edhe në fushën e transportit detar, agjenci doganore e spedicionere si dhe tregtimin me shumicë e pakicë import-eksport, të materialeve dhe mbeturinave metalike etj., praktikë, e cila është depozituar në regjistrin tregtar me vendim nr. 17227/1 – 6409 të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. Me vendimin nr. 3295/717, dt. 12.11.2001 ortaku i vetëm (Ardian Tragaj) ka vendosur që aktiviteti i shoqërisë “Durrësi-T” shpk të shtrihet edhe në fushën e ndërtimit. Po me vendimin e mësipërm, ortaku i vetëm ka vendosur që kapitali themeltar i shoqërisë të zmadhohet nga 100 000 lekë ne 5 000 000 lekë, operacion ky i kryer në përputhje me ligjin nr. 8770, dt. 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe të Sigurisë Fizike”, pasi shoqëria do të paraqesë kërkesë për t’u pajisur me licencën përkatëse nga Ministria e Rendit Publik. Me vendimin nr. 135/34, dt. 11.01.2005, ortaku i vetëm ka vendosur të krijojë institucion arsimor jopublik dhe autoshkollë. Sa më lart, të nderuar zotërinj gjyqtarë, bazuar edhe nga hetimet e organit të prokurorisë, ndihem krenar para jush dhe opinionit publik, sepse kam ushtruar një aktivitet të ligjshëm, kam qenë një taksapaguesi rregullt dhe çdo pasuri e kam vënë me mund, djersë dhe sakrifica të mëdha. Por, të nderuar zotërinj gjyqtarë, në këtë thellësi duhet të ishte hetuar edhe aktiviteti dhe biznesi i viktimës Sulejman Shehu, mbasi në dosjen hetimore nuk ndodhet asnjë dokument që të vërtetojë ligjshmërinë e biznesit të tij, ndaj logjikshëm del konkluzioni që hetimet nga organi i prokurorisë janë kryer të njëanshme, për pasojë, edhe konkluzionet përfundimtare nuk ka se si të jenë të sakta e që të vërtetojnë akuzën. Të nderuar zotërinj gjyqtarë, unë që nga viti 2009 e këtej, pavarësisht se nuk kam ndjekur arsimin profesional, kam nisur të pikturoj me qëllim që mendimet e mia për veset e këqija shoqërore, për babëzinë e pushtetarëve të viteve 2005-2013 dhe anën johumane të tyre, t’i hedh në telajo. Pikturat e mia të deritanishme janë vlerësuar nga kritikë të artit bashkëkohor si brenda por edhe jashtë vendit. Me këto piktura kam hapur mbi 10 ekspozita vetjake si në qytetin e Durrësit ashtu edhe në Muzeun Historik Kombëtar. Për vitin 2014 nga Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë është planëzuar çelja e një ekspozite me pikturat e mia. Gjatë periudhës së viteve 2000 deri në korrik 2012 kam dhënë një kontribut të madh e të shquar në gjallërimin e jetës së të rinjve të qytetit të Durrësit si dashamirës i artit dhe i sportit, kam sponsorizuar mbi 10 kampionate futbolli, kam sponsorizuar një ekip volejbolli për femra në kategorinë e parë. Njëkohësisht kam ndihmuar financiarisht vazhdimisht organizata dhe shoqata jofitimprurëse nga të cilët jam nderuar me titujt e mëposhtëm: Nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve  Shqiptarë, Dega Shoqata “Bota e Jetimit” Kavajë më jep titullin: “Miku i jetimëve” për kontributin e çmueshëm dhënë për fëmijët jetimë të rrethit Kavajë, viti 2007. Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve, dega Durrës më ka dhënë titullin “Dashamirës i letërsisë dhe arteve” me motivacionin “Për përkrahjen që i ka dhënë klubit të shkrimtarëve dhe artistëve në organizimin e veprimtarive. Viti 2008. Shoqata ALBAROM, Durrës më jep titullin “Mirënjohje” me motivacionin “për ndihmesën dhe kontributin e dhënë shoqatës e komunitetit rom të lagjes nr. 14 Durrës. Viti 2008. Shoqata e Oficerëve në Rezervë dhe në Pension, më jep titullin “Mik i shoqatës” me motivacion: “Mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm financiar dhënë kësaj shoqate”, viti 2007. Nga UNDP më jepet certifikatë “Mirënjohje”, datë 20 tetor 2010, Tiranë-Shqipëri me këtë motivacion: “Z. Ardian Tragaj, pronar i shoqërisë “DURRËSI-T” shpk, i jepet kjo certifikatë në shenjë mirënjohjeje për mundësimin e pjesëmarrjes së të rinjve romë në një seri aktivitetesh sportive, duke inkurajuar kështu një frymë të admirueshme vlerësimi për diversitetin kulturor dhe respektine ndërsjellë ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në qytetin e Durrësit”. Shkolla 9-vjeçare “Isuf Ferra” në lagjen nr. 14, Nish Tulla, Shkozet, më jep titullin “Mirënjohje” me motivacionin: “ Për kontributin financiar dhënë shkollës 9-vjeçare “Isuf Ferra”, viti 2010. Bashkia e qytetit të Durrësit, në vitin 2010. më jep titullin “Mirënjohja e qytetit” me motivacionin: “Për kontributet e shumta që ka dhënë në fushën e artit dhe për përkrahjen e vazhdueshme në organizimin e veprimtarive kulturore dhe artistike në qytetin e Durrësit”, kryetari Vangjush Dako. Jam anëtar i Akademisë Europiane të Arteve, nga e cila jam nderuar me “Pllakë nderi” me motivacionin: “Për suksese të arritura në krijimtari për vitin 2010”. Jam edhe anëtar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, dega Durrës nga e cila jam nderuar me çmimin e “Kolë Idromeno” me motivacionin: “Për punime të veçanta dhe me cilësi të lartë në pikturë duke bërë jehonë në Shqipëri dhe më gjerë”.

PËRSE JAM NË BANKËN E TË AKUZUARVE

Të nderuar zotërinj gjyqtarë, sa më lart, ju bëra të ditur se kush jam unë dhe familja ime, sa i dobishëm dhe sa i ligjshëm kam qenë unë me shoqërinë dhe me shtetin. Ndaj me të drejtë unë i shtroj pyetje vetes: përse jam unë këtu, në bankën e të akuzuarve? Cilat ishin shkaqet dhe motivet që unë akuzohem për vrasje? Këtyre pyetjeve, nëse do të ishte bërë një hetim i drejtë, i saktë dhe i thellë, duhet t’i kishte dhënë përgjigje organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori, z. Edmond Kariqi, prandaj do t’i trajtoj unë gjerësisht me qëllim që ju zotërinj gjyqtarë të gjykoni drejt dhe në mënyrë objektive, dhe duke marrë në konsideratë faktin se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka konsideruar të provuar motivin e krimit, duke theksuar shprehimisht se shkaku i veprës penale ka qenë për motive pronësie, lidhur me biznesin që ushtronim, duke qenë se pronat ishin në kufi me njëra tjetrën, atëherë, më lejoni të nderuar zotërinj gjyqtarë t’ju shpjegoj: 1. Për pronësinë ju bëjmë me dije se: 1.1. Me datë 14.10.2005 bashkëshortja ime, Laureta Tragaj, i ka blerë qytetarit Luan Durmishi një pasuri me sipërfaqe 500 metra katrorë që ndodhet tek Mali i Robit. 1.2. Më datë 28.10.2005 po në këtë rajon i kemi blerë z. Nikolla Felahi një pasuri me sipërfaqe 6 100 metra katrorë. 1.3. Me datë 25.11.2005 i është bërë po z. Nikolla Felahi një pasuri me me sipërfaqe 600 metra katrorë. Pra, pasuritë e sipër përcaktuara i kam blerë, jo pas vitit 2005, siç trajtohen në konkluzionet e prokurorit, por në data fikse, 14.10.2005, 28.10.2005, 25.11.2005. Kontratat e shitblerjeve të pasurive të sipërcituara janë hartuar konform rregullave dhe ligjeve të shtetit në zyrën noteriale të noterit publik Ali Turku dhe janë regjistruar në ZVRPP Kavajë në zonën kadastrale nr. 3101, volumi 11 i regjistrit dhe me numër pasurie 1/162 me sipërfaqe 500 metra katrorë, 1/164 me sipërfaqe 600 metra katrorë dhe 1/165 me sipërfaqe 6 100 metra katrorë. Në vitin 2008, të tria këto pasuri, me plan rilevimi, është aplikuar në ZVRPP Kavajë, janë bashkuar në një të vetme dhe pasuria është emërtuar me nr. 1/188 me sipërfaqe 7 200 metra katrorë, regjistruar në zonë kadastrale 3101, volumi 14, faqe 79 të regjistrit të hipotekës Kavajë. Nga viti 2008 e në vijim kam aplikuar në ZVRPP Kavajë dhe jam pajisur çdo vit me kartela pasurie dhe konkretisht, me datë 20.05.2008, 19.02.2009, 08.07.2010, 02.11.2011, 24.04.2012. Në lidhje me këtë prinë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më 20 mars 2012, ka regjistruar procedimin penal nr. 1383, me ngarkim të Nikolla Zef Felahi, për pastrim të produkteve të veprës penale dhe me vendimin nr. 221, datë 06.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i pandehuri Nikolla Felahi është deklaruar fajtor për krimin e parashikuar nga neni 287/1a i K. Penal dhe është dënuar me 5 vite burgim. Po kështu, në këtë vendim, gjykata ka disponuar dhe me konfiskimin e pronës së sekuestruar. Kaq është dashur dhe pasuria të konsiderohej e blerë në mirëbesim apo pronë e pretenduar nga unë, si pronar i ligjshëm. Një fakt i tillë është po kaq i vërtetë sa është i vërtetë fakti që Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit, Tiranë me vendimin nr. 815, datë 25.09.2013 ka vendosur: 1. Prishjen e vendimit nr. 221, datë 06.03.2013 të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Nikolla Fetahi. 2. Heqjen e masës së sekuestros mbi sipërfaqen e sekuestruar gjatë hetimeve paraprake. Theksoj se ky vendim është zbatuar nga Hipoteka e Kavajës, e cila më datë 07.11.2013 ora 13 më ka pajisur me kartelë pasurie, dhe më datë 11.11.2013 e kam disponuar vendimin në sekretarinë e komunës Golem me nr. 2851 Prot. dhe po këtu kam bërë pagesën e taksës së tokës me sipërfaqe 7 200 metra katrorë. Në muajin mars prill 2008 me grup topografësh, të përfaqësuar nga z. Bardhok Ruci, i licencuar si topograf me licencë nr. TZ0450/1, kemi bërë studimin e kësaj pasurie, duke ri-precizuar edhe njëherë kufijtë e pasurisë, në prani edhe të topografëve të komunës Golem, hartuam planet e rilevimit dhe dokumente të tjera, të cilat ia paraqitëm Drejtorisë së Urbanistikës së Komunës Golem dhe Institutit të Studimit Urbanistik Tiranë (sot Agjencia e Planifikimit Urbanistik të Territorit) me qëllim që të viheshim në dijeni se çfarë parashikohej për të investuar në këtë sipërfaqe toke. Nga interesimi i vazhdueshëm, si në komunë, si në Institutin e Urbanistikës Tiranë, na është kthyer përgjigje verbale se studimi i zonës së Malit të Robit si dhe i pasurisë sime ka përfunduar dhe në parim është rënë dakord që ne të investonim për një zonë rekreative (ambiente shërbimi, kënde lojërash, pishinë, resort për pushuesit). Na është thënë se në parim Komuna e Golemit ka rënë dakord për një ide të tillë, studimi është miratuar nga drejtoria e Institutit  Urbanistik Kombëtar, ka kaluar dhe në qarkun e Tiranës, është studiuar edhe nga sekretariati teknik I KRRTRSH dhe pritet të miratohet në qeveri, por ndryshimi i ligjit të urbanistikës solli ndryshime edhe te studimi, ndaj tani jam në pritje se çfarë do të përcaktohet nga qeveria që të shpenzoj në këtë pasuri. Theksoj faktin që gjatë këtyre viteve kam bërë rregullisht pagesat e taksave të tokës në komunë për të cilat disponoj dokumentacionin e duhur (mandate pagesat). 3. Praktika shkresore për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve që më janë krijuar nga 2006 deri më 25.7.2012. Më datë 4.11.2006, pasi mora nga ZVRPP Kavajë certifikatat e pronësisë si dhe pasi përcaktuam kufijtë e pasurisë me shkresë të rregullt, i kërkova KRRT së Komunës Golem për të kufizuar pasurinë me bordurë betoni 10-15 cm mbi tokë dhe të mbillnim lule dhe pemë dekorative. Për këtë kërkesë sipas orientimeve që na dha seksioni urbanistik i komunës Golem, hartuam dokumentacionin përkatës si kontratë sipërmarrje ndërtimi me një firmë private e hartuar në prani të noterit publik Ali Turku dhe është me repertor nr. 1712, koleksion nr. 929 datë 4.11.2006. Përgatitëm projektin dhe preventivin e punimeve dhe i dorëzuam në komunë, por kësaj shkrese, ndonëse këmbëngulën disa herë nga seksioni urbanistik i komunës Golem, nuk na është dhënë përgjigje. Doja ta kufizoja pasurinë që kisha blerë sepse brenda saj kishte shumë bordura betoni, që e ndanin pasurinë në parcela të vogla. Jo vetëm kaq, por brenda sipërfaqes së pasurisë sime ishin bërë dy ndërtime pa leje nga subjekti fizik Dasha Frashëri (administrator e fshatit turistik Vortek), ndërsa nga qytetari, i ndjeri, Sulejman Shehu, ishte vendosur brenda sipërfaqes së pasurisë sime një rulet tregtimi që e shfrytëzoi gjatë periudhës së plazhit por edhe më tej. Megjithatë, nisur nga fakti që nuk morëm asnjë përgjigje, nuk bëmë asnjë veprim për kufizimin e pasurisë me bordurë betoni. Më datë 20.04.2007 i kam dërguar një kërkesë me shkrim z. Agron Agalliu, kryetarit të komunës Golem, që brenda rregullave gjatë verës të shfrytëzoja brezin e rërës para pasurisë sime për plazh privat. Shkresa është protokolluar në komunë me nr. 162 datë 20.04.2007, por nga kryetari i komunës nuk mora asnjë përgjigje, prandaj unë prapë nuk veprova. Më datë 21.04.2008 i kam dërguar një kërkesë me shkrim z. Agron Agalliu, kryetarit të komunës Golem, ku tekstualisht i kërkoj: “Më datë 04.11.2006 dhe më datë 20.04.2007 të protokolluar nga ana juaj me nr. 162 prot. ju kam kërkuar që konform rregullave dhe ligjeve të shtetit të bëj kufizimin e pasurive të sipërcituara, por deri tani nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nisur nga fakti që brenda pasurisë sime janë bërë ndërtime pa leje si dhe është vendosur një rulet tregtimi ambulant, kërkoj që nga ana juaj të veproni konform rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar për lirimin e pronës nga ndërtimet pa leje dhe nga vendosja e rulotit të tregtimit ambulant”. Shkresa është protokolluar në komunë me nr. 1138 me datë 23.04.2008, por nuk më është kthyer përgjigje, as me shkrim, as me gojë.

ATA QË NUK ZBATUAN LIGJIN: NGA INUK TE KRYEMINISTRI

Zotërinj gjyqtarë, ju bëj me dije se në 10-ditshin e parë të muajit maj 2008, viktima Sulejman Shehu, duke shfrytëzuar pasivitetin e komunës, brenda sipërfaqes së pasurisë sime ndërtoi një bazament betoni me sipërfaqe 100 metra katrorë për zgjerimin e aktivitetit të tregtimit ambulant me rulot dhe më vonë të ndonjë ndërtimi tjetër të mundshëm. Këto ndërtime pa leje si dhe shumë të tjera janë konstatuar edhe nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik (INUK), dega Durrës, e cila me shkresë nr. 112 prot. datë 15.05.2008 njofton INUK-un e komunës Golem për fillimin dhe mbajtjen e procedurave ligjore për objektet e ndërtuara pa leje sipas tabelës bashkëngjitur. Shkresa është firmosur nga përgjegjësi I INUK, dega Durrës, z. Lulzim Beqiri, në këtë tabelë evidentohen ndërtimet pa leje brenda pasurisë sime dhe konkretisht: kioskë druri pa leje ndërtuar nga qytetari Sulejman Shehu; bazament betoni pa leje nga qytetari Sulejman Shehu; kioskë mbi kanal pa leje nga qytetari Reshat Kola; fusha futbolli dhe basketbolli pa leje nga qytetarja Dasha Frashëri. Nga sa më lart, nga mosveprimi i organeve të pushtetit vendor për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke parë se në pasurinë time mund të vijohej puna për ndërtime të tjera pa leje, vendosa ta ruaj pasurinë time me polici private. Për këtë qëllim lidha kontratë të rregullt me SHRSF “OSBER” me administrator z. Osman Guma, kontratë e cila ka vijuar deri me datën 25.07.2012. Gjithnjë, duke parë apatinë dhe indiferencën e pushtetit vendor, por edhe për të zbatuar një kërkesë të SHRSF, vendosa që në 10 ditshin e parë të muajit nëntor 2008 të bëja rrethimin e pasurisë me kangjella hekuri dhe lule dekorative të mbështetur në një brez betoni, por një veprim i tillë nga INUK-u dega Durrës, na u konsiderua i paligjshëm dhe iu binda përfaqësuesve të shtetit, duke ndërprerë menjëherë punimet, pavarësisht se për këtë veprim jam kontrolluar dhe sulmuar nga të gjitha drejtimet me informacione shumë neveritëse, shpifëse, duke konsideruar rrethimin e pasurisë sime si veprim tragjik. Kështu në shkresën nr. 4994 prot. datë 04.12.2008, protokolluar në komunën Golem me nr. 3232 datë 11.12.2008, kryetari i qarkut Tiranë z. Tahsim Meta, ndër të tjera thotë se është gati të fillojë një ndërtim masiv betoni në zonën e Malit të Robit. Vijoj më tej në përpjekjet e mia për prishjen e ndërtimeve pa leje brenda pasurisë sime. Më datën 10.11.2008 i kam bërë kërkesë me shkrim INUK-ut, dega Durrës, z. Anton Peci, me cilësinë e përgjegjësit, për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe të masiveve të betonit të hedhur në pasurinë time, por përgjigje me shkrim nuk më është kthyer edhe sot e kësaj dite, ndërsa për veprime konkrete për prishjen e ndërtimeve pa leje as që bëhet fjalë fare. Shkresa është protokolluar nga INUK-u dega Durrës me nr. 440 datë 10.11.2008. Më datë 07.11.2009, i kërkoj me shkrim z. Hekuran Hoxhalli (kryeinspektor i INUK-ut Tiranë) për mosveprimin e organeve të vartësisë (INUK Golem dhe INUK Durrës) për mosprishjen e ndërtimeve pa leje dhe i kërkoj që: “unë, për të mbrojtur pasurinë time të ligjshme, po e ndjek zgjidhjen e problemit që kam duke respektuar të gjitha hallkat e organizimit e funksionimit të shtetit me qëllim që të shmang çdo konflikt të mundshëm, sado i vogël qoftë ai. Shkresa nga ana ime është dërguar me postë rekomande e përgjigje. Më datë 29.01.2009, me shkresë nr. 59/3 prot. vihem në dijeni nga kryeinspektori i INUK-ut Tiranë, z. Hekuran Hoxhalli që problemi i ndërtimeve pa leje në pasurinë time u është dërguar për kompetencë INUK dega Durrës dhe komuna Golem, në zbatim të ligjit nr. 9780 datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit, neni 5, pika E”. Me shkresë nr. 43/1 prot. datë 12.02.2009 ka marrë përgjigje nga z. Anton Peci, përgjegjësi I INUK-ut dega Durrës që për ndërtimet pa leje në pasurinë time është mbajtur procesverbali me nr. serie: 003324, datë 29.02.2009. Me shkresë nr. 59/3 prot. datë 20.03.2009 kam marrë të njëjtën përgjigje nga kryeinspektori i INUK-ut Tiranë z. Hekuran Hoxhalli. Me shkresë nr. 912 prot. datë 17.04.2009 kam marrë të njëjtën përgjigje edhe nga përgjegjësi i INUK-ut Golem z. Edmond Lusha. Por, pavarësisht përgjigjeve me shkrim dhe retorikave boshe të drejtuesve të INUK-ut, asgjë nuk u veprua konkretisht për prishjen e tyre. Prandaj me një durim të madh vijova në ripërsëritjen e dërgimit të kërkesave me shkrim për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kështu, më datë 25.04.2009 kam dërguar kërkesë me shkrim për postë, rekomande dhe me përgjigje z. Agron Agalliu, kryetar i komunës Golem, por përgjigje me shkrim nuk mora. Ndërtimet pa leje në pasurinë time ishin të pranishme. Më datë 20.04.2010 i kam bërë kërkesë me shkrim me postë, rekomande dhe me përgjigje INUK-ut dega Durrës, ku i kërkoj që të zbatojë detyrën e dhënë nga kryeinspektori i INUK-ut Tiranë për prishjen e ndërtimeve pa leje, po përgjigje me shkrim nuk mora, dhe as ndërtimet pa leje nuk u prishën. Duke qenë se nuk mora përgjigje për ankesën e datës 20.04.2010 nga INUK-u Durrës, e ripërsëris ankesën me shkrim me datën 24.06.2010, por prapë nuk u krye asnjë veprim konkret nga INUK-u Durrës. Në këto kushte, me datë 05.07.2010 i dërgoj një shkresë me shkrim me postë rekomande përgjigje, z. Gjergj Bojaxhi, kryeinspektor i INUK-ut Tiranë, duke i treguar edhe praktikën e ndjekur 4-vjeçare, por përgjigje nuk mora fare. Më datën 10.01.2011, i dërgoj shkresë me shkrim me të njëjtën përmbajtje z. Gjergj Bojaxhi (INUK Tiranë), z. Agron Agalliu (kryetar i komunës Golem) dhe përgjegjësit të INUK-ut dega Durrës. Në shkresë ndër të tjera i kërkoj që të merren veprime konkrete për prishjen e ndërtimeve pa leje në pasurinë time. Por, çudi, edhe këtë herë nuk mora përgjigje. Më datën 06.01.2012 i jam drejtuar me shkrim z. Sokol Olldashi si ministër që ka vartësi të drejtpërdrejtë në INUK, ku i tregoj praktikën 6-vjeçare të ndjekur dhe duke i kërkuar që me forcën e arsyes dhe të ligjit duke marrë veprime konkrete për të urdhëruar organet e vartësisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në pasurinë time. Ju deklaroj zotërinj gjyqtarë, se për ndërtimet pa leje në pasurinë time kanë dijeni të plotë të gjithë personat përgjegjës të pushtetit vendor, duke filluar që nga komuna e deri te ministria përkatëse, por asnjë veprim konkret nuk është marrë për prishjen e tyre. Duke parë se problemi nuk po gjente zgjidhje konkrete, atëherë me datë 12.03.2012 i drejtohem me shkrim me postë rekomande dhe përgjigje, kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, duke i bashkëlidhur të gjithë praktikën 6-vjeçare të ndjekur për prishjen e ndërtimeve pa leje, por fatkeqësisht edhe nga kryeministri nuk mora përgjigje. Gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2012 që unë po prisja kthimin e përgjigjeve konkrete për prishjen e ndërtimeve pa leje, kryetari i komunës Golem z. Agron Agalliu, mori detyrën që të bëjë lirimin e bunkerit, i cili shfrytëzohet si lokal nga i ndjeri Sulejman Shehu, sepse bunkeri do të prishej nga brigada e mbështetjes rajonale e forcave të armatosura, kjo detyrë z. Agron Agalliu i ka ardhur me shkresë nr. 3126/1 datë 22.12.2011 të firmosur nga komandanti i policisë ushtarake, kolonel Xhevdet Zeneli. Pas lirimit të objektit nga Sulejman Shehu, ka filluar menjëherë prishja e bunkerit nga forcat e ushtrisë, duke qenë gjithnjë i pranishëm viktima Sulejman Shehu së bashku me punonjës dhe të afërm të tij, të cilët, duke shfrytëzuar disa element betoni të ushtrisë, ndërtuan një urë të thjeshtë në grykëderdhjen e kanalit të Malit të Robit dhe nuk lejonin kalimin e personave të tjerë në urë.

KËRCËNIMET

Në 10-ditshin e fundit të muajit dhjetor 2011 si gjithnjë kam dërguar duke parë gjendjen e pasurisë së Malit të Robit menaxherin e firmës z. Thoma Sterjo dhe shoferin Gani Shala, të cilët nga ura e thjeshtë e ndërtuar nga Sulejman Shehu, kanë tentuar të futen në pasuri, por nuk janë lejuar nga ky i fundit duke thënë: “Thoma Sterjo, dëgjo nuk mund të futesh dhe të kalosh te kjo urë, se është urë e jeme. Po të pashë që kalon mbi këtë urë, ta preva kokën.” I pranishëm në këtë deklarim ka qenë edhe shoferi i firmës Gani Shala, punonjësit e policisë ushtarake, që po prishnin bunkerin dhe punonjës e të afërm të Sulejman Shehut. Në 10-ditshin e parë të muajit janar 2012, një rojë e policisë private na informon me celular se para pasurisë sonë viktima Sulejman Shehu kishte filluar ndërtimet e një bazamenti betoni me një sipërfaqe 100 metra katrorë, bazament, i cili në një kohë shumë të shkurtër 2-3 ditë (e premte-e shtunë-e diel) përfundoi. Për informacionin e marrë dërgova menjëherë z. Thoma Sterjo dhe z. Gani Shala te Mali i Robit për të vërtetuar një veprim të tillë, dhe pasi u verifikua, i vura detyrë manaxherit që të vinte në dijeni organet e pushtetit vendor dhe INUK-un. U njoftuan me sms z. Gëzim Dauti (kryeinspektor i INUK-ut Tiranë) me cel, nr. 0682045711 me këtë përmbajtje: “Z. kryeinspektor i INUK, ju informoj se te bregdeti i Malit të Robit në rërë, qytetari Sulejman Shehu po bën një ndërtim pa leje. Kaq për dijeni.” Nuk morëm fare përgjigje, kështu që i dërgojmë një sms znj. Kreuza Leka, drejtoreshë e Agjencisë së Planifikimit Urbanistik të Territorit të Shqipërisë me përmbajtje: “Znj. Kreuza, mirëmëngjesi. Ju bëjmë me dije se në bregdetin e Malit të Robit në rërë buzë detit, në kufi me Makalbania, një qytetar po bën një ndërtim betoni pa leje. Ju lutem ndërhyni që me forcën e së drejtës që jua jep ligji të mos lejoni betonimin e bregdetit të Malit të Robit. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin një qytetar… me këtë nr. Cel” (Kreuza Leka cel: 0694060820, qytetari – Thoma Sterjo cel: 0683123549) “Znj. Kreuza Leka kthen përgjigje me sms: “Faleminderit, ia çova mesazhin Gëzim Dautit tek INUK-u, e ndjekim që andej”. Për këtë ndërtim pa leje z. Prokuror kanë dijeni të plotë: Ministria e Mjedisit, e cila me një ekip prej 4 kuadro ka konstatuar në vend ndërtimin pa leje dhe ka mbajtur procesverbal për gjobitjen me 2 milionë lekë të rinj z. Sulejman Shehu për ndërtimin pa leje; Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Tiranë. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik, Tiranë; Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, dega Durrës; Autoriteti Vendor i Planifikimit të Territorittë Komunës Golem; Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Komunës Golem, i cili me datë 10.01.2012 ka mbajtur procesverbal me nr. serie: 395431 për konstatimin  ndërtimit pa dokumentacion tekniko-ligjor të një bazamenti betoni në hapësirë publike me sipërfaqe100 metra katrorë të ndërtuar nga Sulejman Shehu. Po në këtë datë dhe nga ky Inspektorat është marrë vendimi nr. 01 datë 10.01.2012. me numër serie: 595501 për pezullimin e punimeve në ndërtimin nga Sulejman Shehu. Procesverbalet e përmendura janë mbajtur nga z. Edmond Lusha dhe z. Fatmir Hoxha, përkatësisht përgjegjës dhe inspektorë të INUK Golem. Për këtë ndërtim flagrant pa leje dhe pa asnjë dokument tekniko-ligjor të konfirmuar nga të gjitha organet e shtetit të ngarkuar me ligj dhe kushtetutë për mbrojtjen e pronës private dhe asaj shtetërore, deri në fund të muajit mars 2012, nuk u krye asnjë veprim konkret për prishjen e këtij ndërtimi pa leje si dhe të tjerëve, megjithatë ne nuk kryem asnjë veprim konkret, por u morëm vetëm me informimin e organeve përkatëse. Në muajin janar 2012, nisur nga fakti që Sulejman Shehu nuk lejonte kalimin në urën e ndërtuar prej tij për t’u futur në pasurinë time i kërkoj me shkrim kryetarit të komunës Golem që të ndërtoj një urë betoni që do të bëhet konform të gjitha rregullave dhe kushtet teknike duke paraqitur gjithë dokumentacionin e kërkuar nga urbanistika e komunës Golem, e bëmë këtë sepse nuk donim të krijonim konflikte më viktimën Sulejman Shehu. Kërkesa jonë u miratua nga kryetari i komunës duke firmosur projektin e firmosur nga ana jonë dhe duke na urdhëruar të hartojmë te Credins Bank vlerën prej 109, 452 lekë të reja dhe rreth datave 25-30 mars 2012, sipas projektit, filluam nga puna e ndërtimit të urës prej betoni dhe për pastrimin e pasurisë nga të gjitha ndërtimet pa leje duke përfshirë edhe platet e betonit të ndërtuara pa leje nga Sulejman Shehu brenda sipërfaqes së pasurisë sime, ndërsa me bazamentin e betonit jashtë sipërfaqes së pasurisë sime dhe me barkën prej dërrase të ndërtuar pa leje nga qytetari Reshat Kola nuk do të kryenim asnjë veprim për faktin se unë mendova se do të arrinim në një marrëveshje konsensuale për të prishur bazamentin e betonit duke bërë më parë likuidimin në vlerë leku të investimit të bërë nga Sulejman Shehu. Për këtë qëllim morëm një inxhinier ndërtimi, Zenel Hoxha, i licencuar me licencë nr. Z1767/3, i cili bëri vlerësimin e bazamentit të betonit dhe i çuam fjalë viktimës Sulejman Shehu me anë të përgjegjësit të INUK-ut Golem z. Emond Lusha për vlerën e bazamentit siç vepruam edhe me zotin Reshat Kola që i blemë barakën e ndërtuar pa leje me vlerë 650 lekë të reja. Edhe gjatë muajit prill 2012 kam qenë në pritje të përgjigjes së Sulejma Shehu pavarësisht faktit që unë personalisht nuk e njihja fare atë, sepse me të gjitha problemet është marrë përgjegjësi i firmës Thoma Sterio. Ndërkohë vazhdonin punën për ndërtimin e urës prej betoni. Shpjegoj se që nga fillesat e para të punës për ndërtimin e urës, jam ndeshur me pengesa dhe kontrolle të shumta në të gjitha llojet e policëve që ekzistojnë në Shqipëri, që nga policia e ndërtimit Durrës,Tiranë, policia Pyjore, Policia e shtetit etj..të cilët, të urdhëruar nga banorë të fshatit turistik aktualisht, funksionarë të shtetit, nuk na lejonin ndërtimin e urës me pretendimin se nuk është zbardhur vendimi i lejes së ndërtimit nga komuna. Konflikti mori përmasa të gjëra dhe të acaruara saqë drejtori i ekzekutimit të vendimeve dhe ndërtimeve pa leje z.Arben Ndoka nxori armën tip pistoletë “Makarov” 9 mm për të hapur zjarr në drejtimin tim, por, nga pakujdesia, hap zjarr me një fishek në drejtim të vetes së tij, në gjurin e djathtë. Hapja e zjarrit me pistoletë është bërë në prani të efektivave të policisë të rendit Kavajë dhe në prani të përgjegjësit të postës të policisë Golemit z. Flamur. Konflikti u evitua nga ndërhyrja me telefon e kryeinspektorit të INUK-ut Tiranë z. Gazmend Osmani. Gjykova se ky problem, nxjerrja e pistoletës dhe hapja e zjarrit nga z. Ndoka, do të merrej në konsideratë nga komisariati i policisë së Kavajës si rast flagrant i kryer në prani të gjithë policëve dhe punonjësve, ndaj dhe nuk bëra denoncim në polici dhe në kallëzim në prokurorin e rrethit gjyqësor Kavajë. Por çudi, ndodhii e kundërta, më datë 02.04.2012, ora 14, mbi bazën e fletë njoftimit nr. extra. prot. të firmosur nga shefi i komisariatit të policisë Kavajë,krye komisar Agron Sulshabanaj, jam paraqitur bashkë me menaxherin e firmës z.Thoma Sterio, ku me gojë dhamë shpjegimet lidhur me incidentin e ndodhur te Mali i Robit. Më datën 03.04.2012, meqenëse na u kërkua, dërgova në komisariatin e Kavajës z.Thoma Sterjo me dokumentacionin e nevojshëm të hartuar që nga viti 2006 e në vijim duke dhënë deklarimet me shkrim të z. Sajmir Kazazi me nr tel. 0694106659. Komisariati i policisë Kavajës mbi bazën e ankesë ssë bërë nga banorët e fshatit turistik Vortek e dërgoi çështjen në prokurorinë e rrethit gjyqësor Kavajë, e cila, mbas një hetimi të hollësishëm, duke marrë në konsideratë faktet, shkresa, kërkesat dhe ankesat e bëra nga ana jonë mori vendim për mbylljen e hetimeve të kësaj çështjeje, sepse gjykojmë që kemi qenë gjithnjë në të drejtën tonë dhe të zotit, nuk kemi rënë në qafë asnjëri,t por kemi qenë shumë tolerantë me të tjerët dhe kemi zbatuar me korrektësinë më të madhe rregullat dhe ligjet e shtetit në fuqi. E them këtë, sepse me viktimën Sulejman Shehu mund të ishim konfliktuar që në vitin 2006 kur vendosi në pasurinë time rulotin e tregtimit, në vitin 2007 kur ndërtoi platenë e betonit brenda pasurisë time, në vitin 2008 kur zgjeroi me bazamente betoni pjesët anësore të bunkerit që kishte përshtatur si lokal, por gjithnjë kemi ndjekur rrugët ligjore, atë të informimit të përsëritur tek organet e shtetit, nga të cilat ngelem shumë të zhgënjyer. Paralelisht me ndërtimin e urës, fillova nga puna për prishjen e plateve dhe brezave të betonit që ndodheshin brenda pronës sime, me qëllim që të krijonim një mjedis sa më të kulturuar për banorët e fshatit turistik. Në këtë periudhë likuidova me 650 mijë lekë të reja Reshat Kolen dhe prisnim përgjigje nga Sulejman Shehu për likuidimin e vlerës së platesë së betonit prej 700 mijë lekë të  reja, sipas preventivit të përgatitur nga ing. Zenel Hoxha. Sulejmani, jo vetëm që nuk erdhi për negociata, por filloi të bënte provokime nga më të ndryshme, që nga sharjet me fjalë banale, kërcënimet ndaj policëve privatë që ruanin pasurin time e deri nga gjuajtje me pistoletë në ajër përpara pasurisë sime. Rasti më flagrant me sa më kujtohet është evidentuar në 15-ditshin e dytë të muajit prill 2012 kur i ndieri Sulejman Shehu ka sharë me fjalë banale, në prani të policit roje dhe ka kërcënuar me jetë Ardian Tragaj. Këto kërcënime i janë drejtuar policit privat me shërbim roje z. Qani Çollaku i ShRSF OSBER, po atë kohë ka shkulur disa pemë dekorative, ka kërcënuar edhe vëllanë tim, Mojsi Traga, duke bërë edhe 5 shkrepje me pistoletë në ajër. Polici privat, duke qenë para një situate të tillë, ka njoftuar menjëherë administratorin e SHRSF z. Osman Guma. Ky i fundit ka njoftuar Thoma Sterjon dhe nga ora 19.00 vajtëm te pasuria te Mali i Robit, njoftuam menjëherë përgjegjësin e postës së policisë Golem z. Flamur dhe po atë natë bëmë denoncimin në komisariatin e policisë së Kavajës. Denoncimi u bë nga polici privat z. Qani Çollaku. Por se çfarë hetimesh u bënë në këtë denoncim ne nuk dimë dhe nuk morëm asnjë përgjigje. Nisur nga sa më lart vendosa ta prish vetë platenë e betonit të ndërtuar para pasurisë sime nga Sulejman Shehu. Pasi u prish plateja e betonit, Sulejman Shehu ka krijuar situata të atilla për hapje konflikti dhe për incidente. Kështu nga 10-ditëshi i tretë i muajit maj 2012, në një ditë të shtunë, rreth orës 13.00, ka qenë me bashkëshorten e tij që kishte për dore një fëmijë të vogël dhe ka ndaluar menaxherin e firmës Thoma Sterjo duke I thënë: “o hej a më njeh mua” dhe hoqi syzet e diellit, të cilat ishin të zeza. “Të njoh” – i ka thënë Thomai. “Jam Sulejman Shehu, nuk keni vepruar mirë që keni prishur platenë e betonit.” I ka thënë Thomai: “Nuk ke punë me mua, unë jam një nëpunës i firmës, po të doni zgjidhni problemet me Ardian Tragën. Shkoni, - i ka thënë Thomai, - bisedoni me qetësi, aty e keni, te pasuria”. Sulejmani i ka thënë Thomait: “Që nesër (ditën e diel) nga ora 10.00 pronari të më presë te Mali i Robit, te pasuria, më jep edhe nr. e tel. të Nanit (Ardian Tragaj)”. Ia jep Thomai tel. 0682033714 dhe u ndanë. Thomai po vazhdonte rrugën drejt për në autostradë. Unë e marr në telefon dhe e kthej Thomain nga rruga. E pyes se kush ishte personi që të ndaloi. Më shpjegoi që ishte Sulejman Shehu me gruan e tij si dhe më qartësoi për bisedën e zhvilluar dhe takimin që kërkoi Sulejmani. Më pas Thomai largohet në këmbë për në Durrës, sepse ai kështu ecte gjithnjë dh,e siç më informoi më vonë, Sulejmani qëndroi me një person tjetër rreth 30-40 vjeç tek ura e fshatit Turistik Vortex. Pyet Thoma Sterjon: “Or ti, a i the gjë pronarit për takimin e nesërm a jo?”. “I thashë”, ishte përgjigjur Thomai. Unë, për siguri, i dërgova një makinë me shofer Gani Shalën për ta çuar Thomain në Durrës, për të evituar çdo konflikt të mundshëm me Sulejman Shehun. Edhe gjatë muajit qershor deri më 25.07.2012 kanë vijuar acarimet nga larg të Sulejman Shehut deri në ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur, për të cilat kam dhënë shpjegime para prokurorit si më poshtë.

DITA FATALE

Më datë 25.07.2012, me makinën time tip “benz” vajta te Mali i Robit për të vendosur një reklamë te prona ime së bashku me 2-3 punëtorë të firmës (te rotonda e MAK Albania-s) që ndodhet afër pronës sime. Pastaj kthehem me makinën time dhe futem në pronën time nga ura e ndërtuar enkas nga unë. Parkoj makinën dhe takoj një nga punëtorët që punonte në kuzhinë për të na përgatitur drekën, të cilën vazhdimisht unë e haja me punëtorët. Në këtë moment rreth 40-50 metra brenda pronës sime (tek shezlongët që unë kisha vënë në breg të detit), një person, që fillimisht unë nuk e njihja, i shoqëruar me 4-5 persona të tjerë, ma bëri me shenjë me dorë që t’iu afroja drejt tij. Dhe unë, duke menduar se ishte pushues, u afrova drejt tij dhe u takuam në mesin e rreshtit të dytë të shezlongëve të pronësisë time (ishin tre rreshta shezlongësh). I zgjas dorën për t’u takuar, ndërsa ai me dorën e majtë më kap dorën e djathtë timen që ia kisha zgjatur për ta takuar, dhe rrëmbimthi nxjerr nga çanta që e mbante krah-qafë, një armë zjarri pistoletë, duke ma drejtuar dhe duke më ofenduar nga fjalët më të rëndomta, duke më thënë se do të të vras. Në atë moment unë tentova të largohem, por nuk munda dot, sepse personat, që ishin shoqëruar me të, më goditën pas qafe dhe rashë në tokë pa ndjenja. Në një moment të caktuar, unë nuk mund ta përcaktoj, erdha në vete dhe pashë se mbi mua qëndronin 2-3 persona të cilët më goditnin vazhdimisht me grushte, shkelma dhe sende të tjera. Ashtu i shtrirë, pashë rojën e objektit tim, Durim Pashalliu, (njëri nga viktimat) që u afrua me nxitim duke thënë: “O Sulë, më mirë më vrit mua se atë (Nanin)”. Në këtë moment iu shkëputa, duke iu dalë poshtë këmbëve dhe, në momentin që çohem në këmbë, shikoj Sulën (personin që më thirri fillimisht për takim) që kishte kapur policin Durim Pashalliu dhe që i kishte vënë pistoletën pas qafe. Në këtë moment edhe njëri nga personat, që ishte i shoqëruar me Sulejman Shehun, që unë më mbrapa e mësova që ishte djali i tij, mbante pistoletë në dorë duke qëlluar drejt meje. Në këtë kohë edhe një grua po qëllonte me pistoletë. Mësova më pas që ishte gruaja e Sulejman Shehut. Dëgjova që Sulejmani bëri një shkrepje në qafë (nga pas shpine) policit privat Durim Pashalliu dhe më pas bëri shkrepje drejt meje, duke më goditur në kofshën e djathtë ku kam një vrimë tej-shpuese. Në atë moment sapo tentoja të largohesha me vrap për t’u shpëtuar të shtënave të shpeshta me armë zjarri të Sulejman Shehut dhe personave që e shoqëronin, ngjitur me mua, por edhe në vendin e ngjarjes, përballë meje qëndronte një person me automatik në dorë, me të cilin unë jam përleshur me të dhe më pas nuk mbaj mend më se çfarë kam bërë. Për sa më lart, prokuroria e rrethit gjyqësor Kavaje ka regjistruar ndaj meje procedimin penal nr. 199, datë 25.07.2012, për kryerjen e veprës penale të vrasjes në rrethana cilësuese të kryera në bashkëpunimin dhe mbajtjes pa leje të armës luftarake, parashikuar përkatësisht nga nenet 79 germa “dh” 25 e 278/2 të Kodit Penal. Objekti i hetimeve ka të bëjë me faktin kriminal të ndodhur në të njëjtën datë, …. në ambientet e plazhit privat “Ura –Li”” janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sulejman Shehu e Durim Pashalliu dhe janë plagosur rëndë shtetasit Beglie dhe Arjan Sehu. Për të realizuar objektivin e akuzës, prokuroria ka bërë hetimet sipas procedurave përkatëse, për të cilat unë nuk jam dakord sepse, siç do t’i trajtoj edhe më poshtë, ato nuk flasin dhe nuk tregojnë aspak të vërtetën. Hetimet janë kryer mbi bazën e një fakti që nuk ekziston, janë kryer të pjesshme dhe të njëanshme duke marrë në konsideratë vetëm deklarimet e të afërmve dhe pjesëtarëve të familjes së viktimës Sulejman Shehu dhe mbi këto deklarime janë kryer aktet e eksperimenteve përkatëse për të më vërtetuar mua akuzën dhe nuk janë marrë në konsideratë deklarimet e personave të tjerë të pranishëm. Në vendngjarje, ashtu si dhe nuk janë marrë në konsideratë aktet e ri-ekspertimeve të tjera të bëra nga Prokuroria e Krimeve të rënda në Tiranë.

ARGUMENTOJ

Si biznesmen: 1. Unë që e bleva tokën tek bregdeti i Malit të Robit, nuk e kam blerë kuturu dhe me mirëbesim siç trajtohet edhe nga prokurori në konkluzionet përfundimtare të kësaj çështjeje penale, por e kam blerë sepse: 1. Kam marrë informacion të plotë dhe jam garantuar nga ZVRPP Kavajë mbi ligjshmërinë e regjistrimit të pasurive Nr. 1/162 në S=500m2 në emër të shtetasit Luan Durmishi. Nr 1/164 me S=600m2 dhe 1/165 me S=6100m2 në emër të shtetasit Nikolla Zef Felahi. Për praktikën e realizimit të blerjeve nuk do të ndalem sepse I trajtova më lart. 2.   Kam pasur dijeni të plotë lidhur me Ristudimin  Urbanistik të zonës turistike Golem, të hartuar në bazë të detyrës së projektimit të miratuar Komiteti I Zhvillimit të Turizmit me Vendimin nr. 31, datë 21.12.2002, si dhe të URdhrit të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, datë 07/01/2003. “Për miratimin e detyrës së projektimit” për ri-studimin e zonës turistike të Golemit dhe miratuar me vendimin e KRRT RSH nr. 2, datë 18.06.2003. Këtë problem, siç e kam trajtuar më lart, e kam ndjekur në vijimësi si në komunën e Golemit ashtu edhe në Institutin Urbanistik Kombëtar Tiranë (sot Agjencia e Planifikimi Urbanistik të Territorit). Nga ky institut janë vënë në dijeni se sipërfaqja e pasurisë që unë kisha blerë, sipas projekt-studimit ishte miratuar për të ndërtuar një zonë rekreative në shërbim të pushuesve. Ju paraqes të nderuar zotërinj gjyqtarë një kopje të hartave, projekt-studimin e zhvillimit turistik të kësaj zone, sepse janë dokumentet shumë domethënëse, janë thelbësore të cilat nuk janë marrë në konsideratë nga organi i akuzës. Kjo është baza e konfliktit. Po ta shikosh planimetrinë e zonës, dallohet qartë se prona ime nuk kufizohet as me pronën e Josif Paparistos, apo të Mihal Kalluçit si denoncues të proceseve gjyqësore, ndërsa me pronën (hotelet) e viktimës Sulejman Shehu dhe vëllait të tij Luan Shehu është rreth 200 metra në lindje larg pronës sime, ndaj nuk ka dhe asnjeri nga banorët e fshatit turistik, aq më shumë viktima Sulejman Shehu nuk duhet të kishte pretendime për këtë pasuri. Unë nuk di se si i kanë përfituar këta persona pasuritë e personave të tyre dhe nuk më intereson, mbase organit të akuzës duhet t’i interesonte. Unë di vetëm faktin se pronën që unë e kam blerë konform rregullave e ligjeve të Shtetit, të gjithë banorët e fshatit turistik Vortex dhe sidomos viktima Sulejman Shehu, kanë dashur ta zaptojnë, sepse edhe këta si fshatarë-pushtetarë në pozita të larta shtetërore, emrat e të cilëve nuk po i përmend, sepse i di prokurori, janë në dijeni të studimit urbanistik të kësaj zone. Nisur nga ky fakt, ndaj pronës sime dhe ndaj meje kanë kryer veprime sa antiligjore aq edhe psikologjike për të më rënduar sa më shumë. Kështu, në vitin 2006, viktima Sulejman Shehu, brenda pasurisë sime, vendosi një rulet për tregtim ambulant të produkteve ushqimore gjatë fundjavëve dhe gjatë verës. Në vitin 2008 brenda pasurisë sime, para ruletës, ndërtojnë një plate betoni me S=100m2, më pas, mbas ankesave të shumta në të gjitha instancat e organizimit të shtetit, hapi ruletin e tregtimit ambulant dhe bëri, pa dokumentacion ligjor, përshtatjen e bunkerit të ushtrisë për lokal, duke shtuar dhe shfrytëzuar bazamentet e betonit brenda pasurisë sime. Theksoj edhe faktin e pranuar se banorët e fshatit turistik Vortex kishin ndërtuar pa leje terrene sportive në pronën time të konsideruar prej tyre si pronë publike. Veprimet e kundërligjshme të këtyre banorëve u thelluan edhe më tej dhe në muajin janar 2012 firma “Salillari” me administrator z. Fatmir Salillari, me përkrahjen e pushtetarëve, filloi ndërtimin e një porti për ankorimin e jahteve, duke hedhur në det rreth 500 metra kub materiale inerte. Në muajin dhjetor 2011 u hoq bunkeri nga forcat e ushtrisë dhe jo nga unë, siç thuhet në faqen 3 të konkluzioneve të prokurorit, por nga forcat e ushtrisë dhe mbi këtë sipërfaqe nga viktima Sulejman Shehu u ndërtua një plate betoni me sipërfaqe S=100m2, duke zënë edhe një pjesë të pronës sime me qëllim që të ndërtonin një lokal (sipas dëshmisë së dhënë nga Granit Shehu, djali i viktimës). 15-ditshin e dytë të muajit prill 2012, viktima, Sulejman Shehu, filloi provokimet që nga sharjet me fjalorin banal, tek kërcënimet verbale ndaj policëve privatë që ruanin pronën time dhe gjuajtje me pistoletë, për të cilën është bërë denoncim nga SHRSF “OSBEER” me administrator z. Osman Guma, i pranishëm e përgjegjës i postës së policisë Golemit z. Flamur Duro. Në muajin prill 2012, mbi bazën e denoncimit të bërë nga shtetasi Josif Paparisto dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dega Durrës (kuptohet të shtyrë nga fshatarët pushtetarë), prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka regjistruar procedimin penal numër 100, datë 20.04.2012, dhe ka kryer hetime ndaj meje lidhur me prishjen e ambienteve të argëtimit dhe të ambienteve të tjera të ndërtuara pa leje në pronën e pretenduar prej tij, për veprat penale të ndërtimit pa leje, (neni 199/a IKP) dhe vetëgjyqësisë (neni 277 IKP). Ky procedim është pushuar me datë 03.12.2012 për mungesë të faktit penal të ndërtimit pa leje dhe të amnistisë për veprën penale të vetëgjyqësisë. Paralelisht me këtë procedim penal ndaj personit tim, kishin filluar hetimet lidhur me origjinën e pronës, duke bërë denoncime e deklarime të pavërteta, të cilat nuk më përkisnin mua. Kështu në lidhje me pronën në pronësi të shtetasit Ardian Tragaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 20 mars të vitit 2012, ka regjistruar procedimin penal nr. 1383 në ngarkim të Nikolla Zef Felahi, për pastrim të produkteve të veprës penale. Ky procedim penal ka përfunduar me ngritjen e akuzës dhe dërgimin për gjykim të Nikolla Felahi dhe me vendimin nr. 221, datë 06.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i pandehuri Nikolla Felahi është deklaruar fajtor për krimin e parashikuar nga neni 287/1/a i Kodit Penal dhe është dënuar me burgim 5 vjet. Po kështu në këtë vendim, gjykata ka disponuar edhe me konfiskimin e pronës së sekuestruar. Kaq ka dashur, prokurori i çështjes për të ndërtuar akuzën në mënyrë të njëanshme, ndaj edhe në çdo arsyetim dhe shpjegim referon shprehjen “tokë e pretenduar nga i hetuari”. Por, organi i akuzës nuk ka marrë fare në konsideratë faktin se vendimi nr. 221, datë 06.03.2013 i gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka marrë formë të prerë. Ky vendim nga Nikolla Zef Felahi, është apeluar në Gjykatën e Apelit, Tiranë, dhe Kolegji Penal i gjykatës së Apelit Tiranë, bazuar në nenet 428 shkronja “c” dhe 275/1 të Kodit të Pro\edurës Penale”, vendosi 1. Prishjen e vendimit nr. 221, datë 06.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Nikolla Felahi. 2. Heqjen e masës së sekuestrit mbi sipërfaqen e sekuestruar gjatë hetimeve paraprake. Vendimi është me numër 815, dt. 25.09.2013. Siç e shpjegova më lart, me këtë vendim nga ZVRPP Kavajë, jam pajisur me kartelën e pasurisë nr. 1/188 me S=7200 m2, vendimin e kam depozituar në sekretarinë e komunës Golem me nr. 2851 prot. dhe kam bërë pagesën e taksës së tokës. Bazuar në këtë fakt të pamohueshëm, unë nuk e kam kryer veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera të cilësuara”, i parashikuar nga neni 79/ë i Kodit Penal, i shtyrë nga motive të dobëta siç është konflikti lidhur me pronësinë, rrethanë e parashikuar në nenin 50 germa “a” e Kodit Penal, sepse prona ime e ligjshme dhe jo e pretenduar është rreh 200 m larg pronës (hoteleve) së viktimës Sulejman Shehu dhe vëllait të tij Luan Shehu, prona, të cilat në dosjen hetimore nuk pasqyrohen me asnjë certifikatë pronësie të lëshuar nga ZVRPP Kavajë. Unë nuk e kam kryer këtë vepër penale me qëllim realizimin e përfitimit pasuror  për vete e familjen e tij, rrethanë e parashikuar në nenin 50 germa “b” e Kodit Penal. Edhe dita e ngjarjes, 25 korrik 2012, është një skenar shumë i sajuar dhe i bazuar vetëm në deklarimet e të afërmve dhe pjesëtarëve të familjes së viktimës Sulejman Shehu, të cilët edhe deklarimet i kanë dhënë kontradiktore, sepse kanë qenë të sajuara. Do t’ju citoj vetëm një moment nga deklarimet e dëshmitarit Ardian Mata. Kështu më datë 25.07.2012, në prokurorinë e rrethit gjyqësor Kavajë, ndër të tjera ka deklaruar: “Në një moment Arjani i ka marrë pistoletën pronarit të lokalit duke e marrë në dorën e tij dhe është larguar rreth 2-3 metra nga vendi ku po konfliktoheshin dhe ka qëlluar disa herë në ajër.” Në deklarimet e mara këtij shtetasi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me datë 12.06.2013, ai ka shpjeguar ngjarjen dhe u është përgjigjur pyetjeve të bëra lidhur me faktin nëse Arjani ia kishte marrë apo jo armën nga dora Ardianit dhe a kishte shtirë ai me të. Deklaruesi (Ardian Mata) është përgjigjur se nuk e ka parë nëse ia ka marrë apo jo armën Arjani Ardianit nga dora në momentin që po përlesheshin. Pra. nxjerr konkluzionin se janë dëshmi të sajuara dhe që nuk tregojnë të vërtetën e ngjarjes. Për të vazhduar më tej në argumentimin tim logjik që skenari i ngjarjes është i pasaktë, kështu në fund të paragrafit të parë të faqes 5 të konkluzioneve përfundimtare, thuhet: Në një moment, pranë tyre është afruar i dyshuari Ardian Tragaj dhe i ka kërkuar Sulejmanit  të fliste me të. Sulejman Shehu është afruar drejt tij dhe kanë filluar të diskutojnë, duke ecur në drejtim të rrugës kryesore. Ky është një moment shumë i rëndësishëm që duhet analizuar thellësisht, sepse është moment PIK i fillimit të konfliktit. Sipas prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në variantin e thjeshtë vetëm të deklarimit të dëshmitarëve të afërm dhe familjarë të viktimës, ka qenë Ardiani që e ka thirrur viktimën, ndërsa nga analiza e thellë që i është bërë këtij momenti shumë të rëndësishëm nga prokuroria pranë gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tirane, prokurori i çështjes z. Përparim Kulluri ndër të tjera konkludon se “ditën e ngjarjes Sulejman Shehu ka shkuar në zyrat e komunës dhe ka dashur që të bëjë pagesën për disa shezllonë. Këtë fakt e konfirmon edhe bashkëshortja e tij, e dëmtuara Beglie. Aty ai ka marrë informacion se shtetasja Laureta Tragaj ka paraqitur kërkesë per t’u pajisur me leje për shfrytëzimin e shezlloneve ne plazhin te vendi i Malit të Robit. (Deklarimet e shtetasit Kadri Ajazi, datë 09.07.2013). Krijohet bindja, vijon prokurori, se ka qene viktima Sulejman që ka thirrur të hetuarin Ardian të takohen dhe jo e kundërta. I hetuari Ardian ka shkuar ne pronën e tij si zakonisht dhe aty është përballur me viktimën.”

AKUZA E KAVAJËS NU “PYET” PËR KRIMET E RËNDA TË TIRANËS

Faktin e takimit për të diskutuar e përjashton jo vetëm konkluzioni i prokurorit te krimeve të rënda Tiranë, por edhe vete deklaruesi Granit Shehu (djali i viktimës), i cili, në dëshminë e tij të datës 25.07.2012 ora 18:00, dhënë para oficerit te policisë gjyqësore në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, z. Altin Lila, ndër të tjera, ka deklaruar se “babai im Sulejmani ka marrë me qira një bunker para rreth 7 vjetësh një personi nga qyteti i Tiranës, të cilin nuk e njoh, dhe këtë bunker e ka shembur ushtria se është prone e saj (është paradoksale një bunker i ushtrisë jepet me qira nga një qytetar nga Tirana). Pas shembjes së bunkerit, ne kemi ndërtuar një piste te vendi i bunkerit për të ngritur një lokal. Më pas këtë pistë, mesa kam mësuar, e ka shembur policia e komunës Golem, mbasi ka bërë ankese shtetasi Ardian Tragaj. Para rreth një muaji e gjysmë Sulejmani e ka takuar shtetasin Ardian Tragaj dhe i ka thënë se a i kishte prishur pistën. Ardiani e kishte pranuar këtë fakt dhe se do të përgjigjej financiarisht për dëmin që i kishte bërë. Babai më pas i kishte thënë se me këtë veprim i kishte hyrë në hak. Me pas nga ajo periudhe nuk kemi pasur asnjë konflikt me Ardian Tragën”.  Këto deklarime të Granit Shehut (djali i viktimës) hedhin dritë dhe faktojnë se iniciatori i takimit të Sulejmanit me mua ka qenë viktima Sulejman Shehu. Thëniet: “Perse më ke bërë denoncim në Prokurorinë e Tiranës, unë të kam denoncuar dhe do  të denoncoj përsëri”, të konsideruara nga organi i akuzës si shkaku i takimit janë të pavërteta dhe shumë të rëndomta në konceptimin logjik, sepse tashmë është vërtetuar plotësisht se unë nuk kam pasur proces gjyqësor me viktimën Sulejma Shehu, i cili edhe në procedimin penal ndaj Nikolla Felahit nuk ka bërë denoncim, por është thirrur nga prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë për të dëshmuar si person që mund të ketë dijeni për origjinën e pronës. Kjo provohet edhe nga prokuroria e krimeve të rënda Tiranë, e cila në vendimin “për shpalljen e mos-kompetencës dhe kalimin e akteve për procedimin penal Nr. 83 të vitit 2013 datë 14.10.2013”, në faqen 17 pika 2, shprehet tekstualisht: “nga hetimet e procedimit penal Nr. 100/2012 të prokurorisë së rrethit gjyqësor Kavajë (me objekt veprimet e të hetuarit Ardian për ndërtimin e urës, spostimin e bunkerit dhe fushave të mini-futbollit), nuk rezulton se viktima të jetë përfshirë në ndonjë cilësi procedurale, ndonëse ato veprime prekin drejtpërdrejtë interesat e tij, ai (Sulejmani) nuk është pyetur si dëshmitar”. Për të argumentuar me tej faktin e hetimeve të njëanshme nga organi i akuzës, shpjegoj se në dosjen hetimore, por edhe në konkluzionet përfundimtare lidhur me këtë çështje penale, nuk flitet fare dhe nuk është hetuar: 1. Ku e çoi Arjon Shehu (djali i viktimës) pistoletën, që gjoja ma paska marrë mua? 2. Po gëzhojat e të shtirave disa herë në ajër nga Arjoni (sipas deklarimeve të dëshmitarëve) ku përfunduan? Sepse është konkluduar që janë gjetur 45 gëzhoja, nga të cilat 41 janë qitur nga arma automatik (kallashnikov), 3 gëzhoja janë qitur nga pistoleta tip TT në përdorim të shtetasit Sulejman Shehu dhe një gëzhojë është qitur nga një armë tjetër e paidentifikuar. 3. Do të flasë edhe avokati im për të dhënë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes time, por unë nuk arrij të kuptoj faktin se mua më janë bërë dy akte të ekspertimit psikiatro-ligjor, njeri me numër 249 date 31.10.2012 në piken 3 të cilit thuhet: “Shtetasi i arrestuar Ardian Tragaj në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i aftë të kontrollojë veprimet e tij dhe të kuptojë se po kryen një vepër penale”, dhe akti tjetër i ekspertimit psikiatro-ligjor nr. 58 datë 08/02/2013 në piken 3 të të cilit thuhet: “në kohën e kryerjes së veprës penale sipas dëshmive të marra pas datës 31.10.2012, shtetasi Ardian Tragaj ka qenë nën ndikimin e tronditjes psikike të çastit si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij”. Në këto kushte shtroj pyetjen përse organi i akuzës nuk e ka marrë në konsideratë një konkluzion të tillë, a nuk kam të drejtë kur them se hetimet janë të njëanshme dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën? Dhuna e ushtruar ndaj meje pasqyrohet edhe në vendimin për shpalljen e moskompetencës nga prokuroria e krimeve të renda Tiranë, ku në faqen 15, paragrafi 3, cilësohet tekstualisht: “Është i provuar fakti se midis tyre ka pasur një konfrontim fizik ku kanë marrë pjesë edhe shtetasit Arjan Shehu dhe Ardian Mata. Nga ana e shtetasve Sulejman Shehu dhe Arjon Shehu është ushtruar dhunë fizike, këta dy shtetas e kanë shtrirë në rërë shtetasin Ardian Tragaj dhe e kanë qëlluar atë”. Organi i akuzës në konkluzionet përfundimtare të këtij procedimi penal, nuk ka pasqyruar të plota përfundimet e aktit të ekspertimit kriminalistiko-mjeko-ligjor nr. 6895, date 05.07.2013, për shtetasin Durim Pashalliu. Në këto konkluzione nuk është thënë përfundimi më kryesor që: “është e pamundur që plaga vdekjeprurëse e viktimës Durim Pashalliu të realizohet nga pozicionet ku janë fiksuar gëzhojat mod. 56 kalibër 7.62 milimetra (të armës së përdorur nga i hetuari Ardian Tragaj)”. 5. Edhe deklarimet e dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes nuk janë pasqyruar drejtë në konkluzionet përfundimtare të këtij procedimi penal, sidomos deklarimi i shtetasit Granit Shehu (djali i viktimës) më datë 25.07.2012, i cili para oficerit të policisë gjyqësore Kavajë z. Altin Lila, ndër të tjera, ka deklaruar se: “Sot më datën 25.07.2012 rreth ore 10:00 jam zgjuar nga gjumi dhe kam dëgjuar disa krisma armësh që vinin nga plazhi ku bënte plazh çdo ditë familja ime. Unë duke dëgjuar këto krisma kam marrë armën e babai tim Sulejman Shehu, të cilën e ka me leje, për t’ia çuar te plazhi ku ndodhej ai. Në këtë moment kur kam dalë nga shtëpia, kam takuar një punëtorin tim, i cili quhet Miri dhe më ka thënë se të kanë plagosur familjen në plazh”. Një fakt i tille nuk pasqyrohet në konkluzionet përfundimtare qëllimisht, sepse do të ishte element plotësues i faktit që të gjithë anëtarët e familjes së Sulejman Shehut kanë qenë të pajisur me pistoleta të tipave të ndryshëm pa leje dhe të përgatitur për të krijuar këtë incident të rëndë, që çoi në pasoja të padëshiruara. 6. Në faqen 13 të konkluzioneve përfundimtare të organit të akuzës pasqyrohen rezultatet e provuara gjatë veprimeve hetimore, të cilat nuk janë pasqyruar të gjitha çështjet siç janë pasqyruar nga prokuroria e krimeve të rënda Tiranë. Kështu nuk është pasqyruar fare konkluzioni se: “Është e provuar se vrasja e shtetasit Durim Pashalliu nuk është bërë nga ana e shtetasit Ardian Tragaj, sipas aktit të ekspertimit kriminalistiko-mjeko-ligjor.” (faqja 16 e vendimit). 7. Edhe konkluzioni i nxjerrë që është provuar fakti që në fillim ka qëlluar me armë shtetasi Ardian Tragaj, sipas deklarimeve të shtetasve kosovarë, nuk është i saktë. Ky konkluzion është nxjerrë vetëm nga një deklarim i shtetasit kosovar Rahik Bajrami, i cili, ndër të tjera, thotë: “pas pak çastesh kam dëgjuar të shtëna me armë zjarri me breshëri 2-3-herësh, më tej 3-4 të shtëna. Më pas kam dëgjuar edhe një të shtënë me armë të një kalibri tjetër, sipas krismës, pistolete”. Shtetasi tjetër kosovar Blerim Rexhepi, që ka qenë në një vend me shtetasin Rahik Bajrami, nuk e deklaron një fakt të tillë, ndërsa shtetasi Granit Shehu (djali i viktimës Sulejman Shehu), në deklarimet e tij të datës 14.12.2012 ora 18:30 dhënë para z. Endrit Hoxha me detyrë oficer i policisë gjyqësore në seksionin e krimeve të renda pranë komisariatit të policisë Kavajë, ndër të tjera, ka deklaruar se “ngaqë krismat ishin afër unë u shqetësova, menjëherë dola tek ballkoni ku kam dëgjuar të shtëna me armë zjarri automatik ku në fillim kam dëgjuar disa gjuajtje tek e tek, pastaj me breshëri”. Ndërsa deklaruesit e tjerë si Gani Shala, Ymer Sejda, Dritan Rexhepaj, Marenglen Mullai në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se në fillim kanë dëgjuar një të shtënë tek pistolete. Pra, deklarimet e mësipërme janë të ndryshme dhe që janë të ndryshme, nuk mund të provojnë faktin se në fillim kam gjuajtur unë, por në të kundërtën dhe kjo është e vërteta. 8. Konkluzionit të fundit të nxjerrë nga veprimet hetimore të organit të akuzës, duhet t’i shtohet edhe vendimi nr. 815 date 25.09.2013 i kolegjit penal i gjykatës së Apelit Tiranë, ku tekstualisht theksohet: “Kolegji penal i gjykatës së Apelit Tiranë bazuar në nenet 428 “c” dhe 275/1 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: “1) prishjen e vendimit nr. 221 datë 06.03.2013 te gjykatës se rrethit gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Nikolla Felahi. 2) Heqjen e masës së sekuestros mbi sipërfaqen e sekuestruar gjate hetimeve paraprake”. Unë këto probleme dëshiroja të trajtoja për mbrojtjen time, ndërsa për konkluzionet përfundimtare autorizoj avokatin tim Dhori Sallaku. Ju faleminderit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: