Asgjësohen 9841 rrënjë Canabbis Sattiva në Sarandë, kultivuesit nuk kursejnë as Kalanë e Ali Pashës

Postuar: 15/05/2016 - 10:50

9841 rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis sattiva” janë asgjësuar nga Policia e Sarandës në fshatrat Ninat e Livadhja.

4023 rrënjë të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm dhe1818 rrënjë të mbjella në tokë, me lartësi 5 – 9 cm, mësohet se janë asgjësuar në fshatin Ninat, Bashkia Konispol.

Ndërsa në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave  2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm dhe 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
Lënda narkotike është asgjësuar me anë të djegies. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: