08/07/2013 - 11:21
ATHINE, 8 korrik 2013 - Kryebashkiaku i Athinës, Jorgo Kaminis njoftoi se mbrëmë është bërë viktimë e një sulmi fizik nga disa persona, të cilët gjithashtu i shkatërruan makinën e tij.
Ne videon e transmetuar në televizionin Ant1, duket qartë zoti Kaminis, i cili i largohet sulmit, ndërsa rojet e tij përpiqen ta mbrojnë.
Ndërsa ai largohej me vrap për të hipur në motocikletë, disa persona e sulmojnë me shishe dhe përpiqen ta ndalin.
Kryebashkiaku i Athinës me ndihmën e rojeve të tij, arrin të hipë dhe të largohet me motoçikletë.
Vetë Jorgo Kaminis akuzoi kreun e federatës panhelenike të punëtorëve si frymëzues për këtë akt dhune, ndërsa ky i fundit tha se Federata e punëtorëve e dënon këtë "sulm fashist", që mund të jetë provokim i të djathtëve ekstremistë dhe i Agimit të Artë.
/portali DurresLajm/