Barack Obama tradhtoi gruan me vajzën e Kennedyt?

14/05/2014 - 20:08

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, besohet se është shumë pranë divorcit me bashkëshorten e tij Michelle, pasi që ka kohë që ai është në një lidhje të fshehtë me vajzën e John F. Kennedyt, Caroline Kennedy.

Obama në prill udhëtoi në Japoni për takime zyrtare pa bashkëshorten e tij dhe kjo nuk ndodhi pa ndonjë arsye.

Caroline Kennedy, vajza e presidentit historik të SHBA-ve, është ambasadore e SHBA-ve në Japoni dhe sipas burimeve të disa mediave amerikane, është pikërisht Caroline arsyeja pse Michelle dhe Barack janë pranë ndarjes.

Mediat amerikane janë të sigurta se tashmë çifti presidencial është divorcuar, por se po mbahet i fshehtë nga publiku.

Michelle ka kohë që ka dyshuar në një lidhje të fshehtë të Barack Obamas me Caroline Kennedy, duke parë afërsinë e madhe të tyre. Ajo madje ka xhelozuar sa herë Obama është takuar vet me ndonjë femër, sidomos nëse ajo ka qenë atraktive.

Informacionet për tradhti të Barack Obamas me vajzën e Kennedyt nuk janë konfirmuar as nga presidenca amerikane, por nuk është hera e parë që ai u lidh me gjëra të tilla.

Kohë më parë mediat franceze raportuan se ai e ka tradhtuar Michellen me këngëtaren amerikane Beyonce.

/Telegrafi/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: