Bebi mbretëror: i gjithë informacioni mbi lindjen

23/07/2013 - 16:08

23 korrik 2013-Mbaroi edhe pritja e gjatë e Kate Middelton.Në pasditen e djeshme 22 korrik 2013, dukesha solli ne jetë një djalë që peshonte 3,8 kg.I porsalinduri i William e Kate  do të zërë vendin e tretë te kurorës mbretërore pas gjyshit Karl dhe te atit William.Bebi mbretëror lindi në orën 16:24 me orën lokale të Anglisë ne repartin e lindjeve të spitalit St. Mary's në Londër. Dukesha u shtrua në spital në orët e para të mëngjesit dhe solli në jetë djalin e saj me një lindje natyrale, kjo një zgjedhje e saj. Ishte princi William ai që i dha personalisht lajmin gjyshes, Mbretëreshës Elisabetta II dhe familjes se Kate. Përpara klinikës dhe Buckingham Palace turma entuziaste festonte këtë event. Më pas zëdhëndësi i familjes mbretërore Ed Perkins, doli nga spitali me raportin mjekësor  duke bërë të ditur karakteristikat e bebes dhe më pas e ekspozoi në një piedestal të Buckingham Palace.

"Një fëmijë i mrekullueshëm “ deklaroi gjinekologu Marcus Setchell, gjithashtu edhe mjek i Mbretëreshës Elisabetta II. Princi  William ka deklaruar se nuk mund të ishte më i lumtur se tani,ndërsa gjyshi Karl deklaroi se “të jesh gjysh është momenti më  i mrekullueshëm në jetë”. Për herë të pare jam shumë i lumtur dhe krenar dhe po pres me padurim te njihem me vogëlushin.

Gjithashtu kanë mbërritur edhe komentet e kryeministrit David Cameron: "Një moment i rëndësishëm në jetën e kombit tonë, por mbi të gjitha një moment fantastik për ciftin e ngrohtë dhe të dashur “ ka deklaruar ai nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Agjensia e lajmeve Dyrrah 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: