Befasia, Maria Kraja në Kinë

09/07/2013 - 15:53

DURRËS, 9 korrik 2013 – Më 2 korrik 2013 në bashkinë e Kinës jugperëndimore të Çuncinit (Chongqing) u hap foto-ekspozita “Miqësia tradicionale midis Kinës dhe Vendeve Evropës Lindore”, pjesë e një serie aktivitetesh në kuadrin e takimit e të liderëve lokalë të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.

Foto-ekspozita revokonte momente historike kur Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me 16 vende në Evropën Qendrore dhe Lindore (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia) në fushat politike, ekonomike dhe kulturore.

Pikërisht në këtë foto-ekspozitë ishte vendosur dhe një foto e rëndësishme për kulturën shqiptare, ku artistja e popullit, sopranoja gjeniale shqiptare Marie Kraja (1911-1999) ka dalë në fotografi pas një koncerti në Pekin; ajo ka marrë pjesë në qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj,

Më 17 gusht 1955, artistja e famshëm kineze e Operës së Pekinit Mei Lanfang u fotografua me anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Ushtrisë Shqiptare Popullore, të cilët ishin në një vizitë në Kinë, pas shfaqjes, djathtas Marie Kraja.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: