Blindohet porti i Durrësit, policia rrit masat e sigurisë dhe kontrollet (VIDEO)

25/03/2016 - 13:35

Aktet terroriste të Brukselit kanë shkaktuar panik në të gjithë Europën. Nën masa të larta sigurie janë vënë portet e Adriatikut, ku nuk bën përjashtim as porti i Durrësit.

Mëngjesin e sotëm qindra pasagjerë që mbërritën në portin e Durrësit janë përballur me masa e kontrolle më të shtuara nga ana e policisë në portin e Durrësit. Pasagjerët e pyetur nga “DurrësLajm”, bëjnë me dije se kontrollet dhe prezenca e policisë janë vënë re që në portin e Barit ku janë nisur. Madje midis pasagjerëve ka edhe mjaft të kthyer nga pala italiane, e cila ka rritur kërkesat kryesisht për të rinjtë që hyjnë në territorin e saj.

“Na kthyen sepse na kërkuan ftesë nga pritësi. Kishte mjaft prezencë dhe kontrolle policore”, pohuan pasagjerët. Ndër masat e dukshme janë kontrolli i të gjitha bagazheve që kanë pasagjerët me skaner. Të gjitha bagazhet u nënshtrohen skanerit në portin e Durrësit, si në hyrje edhe në dalje.

Ndiqni videon:

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: