Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Strasburg të Francës ku një 22 vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.

Sipas mediave franceze i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë e vjedhura i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe makinë.

I riu ka vjedhur mbi 80 mijë euro pa dijeninë e shefit të tij për gati tri vjet me radhë.

Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false, shkruan media L’Alsace.
Pasi u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash babë e bir pranuan vepren pemale në prokurori.