Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka akuzuar shqiptarët dhe kroatët se kur bëhet fjala për armë ata kanë që nga Lufta e Parë Botërore që janë vëllezër.

Kjo deklaratë vjenë pas gatishmërinë që ka dhënë Kroacia për të ndihmuar Kosovën me transformimin e FSK.

Edhe Vuçiç pati një reagim më parë, por Daçiç thotë se shqiptarët e kroatët janë bashkë në çdo luftë, kundër shumicës së njerëzimit zakonisht.

Daçiç thotë se edhe kësaj radhe kroatët e shqiptarë janë bashkë, por nuk e di cilën armë do të përdorin.

“Nuk është asgjë e re. Ata janë vëllezër në armë, ata ishin në çdo luftë, dhe në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të shumicës së njerëzimit, por nuk morën shumë për të keqen. Ata merren me të keqen edhe kur ata luftuan kundër Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës. Pra, është plotësisht e qartë për mua se ata janë vëllezër të armëve, unë thjesht nuk e di se çfarë do të bëjnë me armët tani.

A po flasim për armë sot, apo do të flasim për rrugë, turizëm, ndonjë të ardhme të përbashkët ? Është një tregues se si jetojnë ata. Në një botë të tyre, sa nuk pendohen për asgjë të keqe që kanë bërë në të kaluarën “”, tha Daçiç.