1 javë pas zjarrit, dyndje turistësh në Notre Dame

22/04/2019 - 23:05

Pasi policia hoqi perimetrin e sigurisë, të vendosur pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar në katedralen Notre Dame ka pasur dyndje turistësh për të parë se çfarë kishte mbetur pas tragjedisë.

Dyqanet e suvenirëve dhe kafenetë në afërsi të monumentit, ishin në gjendje të akomodonin përsëri vizitorë.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që shohim se katedralja ende po qëndron. Jeta vazhdon dhe ajo të rindërtohet”, thotë një turist.

“Më shtyu kurioziteti dhe dëshiroja të shikoja çfarë ndodhi. Jam e surprizuar pasi është pastruar mirë dhe mendoj se për këtë është dashur shumë punë”, tha një tjetër turist.

“Është shumë e bukur dhe nuk besoj nëse ndokush do të ishte në gjendje të ndërtonte një të tillë, pasi do të ishte shumë e shtrenjtë. Është e mrekullueshme të shikosh diçka të tillë”, tha një turist nga Kroacia.

 

Sheshi pranë katedrales mbetet ende i mbyllur për publikun. Zjarri shkatërrues në Notre Dame shkaktoi një garë solidariteti dhe nga donacionet e biznesmenëve dhe shteteve të ndryshme janë grumbulluar 1.1 miliardë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e 4 personave të tjerë në Itali duke e çuar në 21 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhëna

Koronavirusi ka vrarë britanikun e parë.

Një qen i rracës Pomeranian ka rezultuar i prekur nga koronavirusi pasi dy pronarët e tij në Hong Kong u konfirmuan mbartës të Covid-19.

Shënohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në Nigeri.

2,859 viktima dhe 83,385 të infektuar, ky është bilanci i koronavirusit në të gjithë botën.

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendet e botës. Së fundmi janë shënuar rastet e para në Hollandë dhe në Bjellorusi.

Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, një prej klerikëve kryesorë në Iran dhe ish-ambasadori i Iranit në Vatikan humbi jetën si pasojë e k

Gjermania i akordoi 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavi

Duket se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Denis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhë