1 miliardë doza të prenotuara, zbulohet çmimi i vaksinës ruse

13/08/2020 - 22:58

Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në botë. Kreu i bordit drejtues të firmës farmaceutike ruse R-Farm që do të prodhojë vaksinën e zhvilluar nga instituti shtetëror Gamalei tregoi në një intervistë për mediat ruse edhe çmimin e pritshëm të eksportit për një dozë.

“Me shumë gjasa, dozat do të shiten jo më pak se 10 dollarë. Seritë e para të dozave do të jenë më të shtrenjta, por çmimi i vaksinës do të bjerë gradualisht me masivizimin e prodhimit industrial të saj”, tha Aleksei Repik, drejtues i firmës farmaceutike, R-Pharm

Në tregun botëror ka që tani kërkesë për vaksinën ruse, ende pa u hedhur në prodhim për tregun vendas. Autoritetet ruse thonë se nga vendet e Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Azisë janë kërkuar 1 miliardë doza, teksa kapacitetet prodhuese aktualisht garantojnë vetëm gjysmën.

Por teksa ministri rus i Shëndetësisë akuzoi shtetet perëndimore se po spekulojnë ndaj vaksinës ruse për qëllime konkurrence, nga komisioni për etikën në këtë institucion dha dorëheqjen një nga mjekët më të mirë të sëmundjeve respiratore, profesori Aleksandër Çukalin.

Mediat ndërkombëtare thonë se ai ka akuzuar drejtuesit e institutit që zhvilloi vaksinën për shkelje të etikës me nxjerrjen e parakohshme në qarkullim të produktit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan, një ndër skeptikët e vaksinës ruse tha se brenda pak muajve do të jetë gati vaksina gjermane. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pesë mijë klube, përfshirë restorante, piceri dhe bare në kryeqytet, të menaxhuara nga Camorra. Kjo është ajo që del nga një hetim i kara

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Britaninë e Madhe.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci e pavarur që operon pranë BE ka përditësuar listën e kuqe të s

Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Kryeministri i Kebekut njoftoi sot kufizime të reja për rajonet e Montrealit dhe Kebekut që kalojnë në nivelin më të lartë të alarmit për

Situata po eskalon në kufirin Armeni- Azerbajxhan teksa pala e parë tashmë akuzon zyrtarisht Turqinë se ka ndërhyrë në luftë dhe ka sulmu

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se një milion vdekje nga COVID-19 ishte “një moment shumë i trishtuar”,

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Ind

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.