Koronavirusi tashmë ka shënuar në këtë fillim prill 1 milion raste zyrtare në gjithë botën dhe 53 mijë viktima.

25% të të infektuarve e ka SHBA me 245 mijë të infektuar, pasuar nga Italia me 115 mijë dhe Spanja me 112 mijë. Këto të fundit janë vendet me më shumë vikima në Europë dhe botë.

Gjermania për herë të parë ka kaluar Kinën, vendin mëmë të koronavirusit duke shënuar sot 84 mijë e 789 të prekur kurse viktima ka 1109.

Problem në Europë ngelen dhe Franca me Mbretërinë e Bashkuar kurse mes vendeve të goditura më së shumti është dhe Irani i Lindjes së Mesme.

Rekord për shërime mban Kina me 76 mijë të rikuperuar pasuar nga Spanja me 26 mijë dhe Italia me 18 mijë.